By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës
Maqedoni

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

admin
Last updated: 19/03/2025 12:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët e Luginës, subvencione këto që financohen nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Rexhepi ka thënë se ky është një veprim tjetër i diskriminimit konstant që i ndodh shqiptarëve.

“Ministria ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky është një veprim tjetër i diskriminimit konstant, në çdo sferë që i ndodh shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka theksuar se komunat e Preshevës dhe Bujanocit vazhdojnë të jenë dër më të varfrat në Serbi.

“Komunat e Preshevës e Bujanocit vazhdojnë të jenë ndër më të varfrat në Serbi, e Qeveria po vazhdon, lere që nuk ndërmerr asnjë hap drejt përmirësimit të situatës, ajo po bllokon edhe ato procese që po mundohemi të marrin bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës e në mbështetjen e zhvillimit në Luginë”, ka theksuar tutje kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë dorëzuar një padi kundër këtij vendimi.

“Rreth kësaj, kemi dorëzuar Padi kundër Vendimit në Gjykatën Administrative dhe presim një vendim të drejtë. Nëse në Serbi ka qoftë edhe pak drejtësi, ky vendim duhet të kthehet dhe fermerët tanë të përfitojnë nga kjo shumë. Lufta për të drejtat tona nuk ndalet!”, ka theksuar Rexhepi.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri gjerman i Mbrojtjes: Biseda mes Trump dhe Putin ishte dështim
Next Article Barcelona planifikon të nënshkruajë me një sulmues anësor dhe një mbrojës krahu këtë verë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?