By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit
Maqedoni

Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit

admin
Last updated: 21/11/2024 11:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka kritikuar veprimet e Alternativës për Ndryshim (APN), duke pohuar se kjo parti rrezikon mbështetjen e qindra bujqve shqiptarë të Luginës.

Sipas tij, APN i është drejtuar Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi, duke kërkuar që kjo të shqyrtojë vendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) për subvencionimin e kulturave bujqësore.

“Më datë 11 nëntor 2024 subjekti politik Alternativa për Ndryshim (APN) i ka dërguar shkresë Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd përmes së cilës i ka njoftuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur konkurs për subvencionimin e kulturave bujqësore (nga Fondi i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës).

Pas kësaj shkrese, dje na është drejtuar me një shkresë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve ku kërkon nga KKSH që në afat prej 8 ditësh t’i përgjigjemi se në cilën dispozitë ligjore jemi thirrur lidhur me hapjen e konkursit  për subvencionimin e kulturave bujqësore”, ka shkruar Luftiu.

Ministria ka kërcënuar se nëse KKSH nuk anulon vendimin për subvencione brenda 8 ditësh, ajo vetë do të ndërhyjë për anulimin e tij.

Lutfiu ka pohuar se nuk do të tërhiqet nga ky vendim, duke deklaruar: “Unë nuk anuloj asnjë vendim sepse me vetëdije të plotë kam ndërmarr çdo veprim për të mbështetur familjet shqiptare të cilat mbijetojnë prej këtij sektori.”

Ai thekson hipokrizinë që, sipas tij, disa anëtarë të APN-së vetë kanë aplikuar për subvencione, ndërkohë që janë duke rrezikuar mbështetjen për të tjerët.

Lutfiu ka njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës për zhvillimet, duke paralajmëruar se nëse procesi bllokohet nga Ministria serbe, do të kërkohen masa reciprociteti.

Në fund, ai shprehu vendosmërinë për të vazhduar përpjekjet: “Do të luftojmë deri në fund!”

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska ka përgëzuar Sheqerinskën për zgjedhjen e saj si zv. sekretare e NATO-s
Next Article Cavs rikthehen te fitoret, triumfojnë edhe Bucks, Warriors e Clippers

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?