By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohen ligjet për shërbimin e prokurorisë dhe gjyqësorit! LSDM nuk dha mbështetje, vlerson se nuk bëhet fjalë për ligje reformuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Miratohen ligjet për shërbimin e prokurorisë dhe gjyqësorit! LSDM nuk dha mbështetje, vlerson se nuk bëhet fjalë për ligje reformuese
Maqedoni

Miratohen ligjet për shërbimin e prokurorisë dhe gjyqësorit! LSDM nuk dha mbështetje, vlerson se nuk bëhet fjalë për ligje reformuese

V.E.
Last updated: 26/06/2026 19:59
By V.E. 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor Zhurnal.mk – Për të dy ligjet u votua veçmas dhe për secilin prej tyre u zhvillua debat i veçantë. Ligji për shërbimin gjyqësor u miratua me 61 vota “pro” dhe 12 “kundër”, ndërsa Ligji për shërbimin e prokurorisë publike mori mbështetjen e 62 deputetëve, ndërsa 13 votuan kundër.

Të dy ligjet u miratuan pa mbështetjen e deputetëve të LSDM-së, të cilët vlerësojnë se këto nuk janë ligje reformuese. Sipas deputetëve të opozitës, ato nuk do të sigurojnë pavarësi, paanshmëri dhe përparim në shërbimin gjyqësor dhe atë të prokurorisë publike.

“Dhe në vend që të forcohet pavarësia e shërbimit të prokurorisë publike, në disa dispozita të vetë projektligjit ruhen mekanizmat përmes të cilëve organet e pushtetit ekzekutiv kanë dhe vazhdojnë të kenë ndikim në punësim, avancim, mobilitet, organizimin e punës, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe miratimin e akteve nënligjore. Kjo do të thotë se, në vend të pavarësisë dhe autonomisë së shërbimit të prokurorisë publike, pushteti do të vazhdojë, madje edhe më shumë, të ketë ndikim mbi këtë shërbim”, tha Jovanka Trençevska – deputete e LSDM-së.

Sipas deputetit Prenxhov, për të dy ligjet është zhvilluar debat publik dhe të gjithë ata që ishin të ftuar kishin dy vërejtje kryesore, të cilat janë korrigjuar në këto projektligje. E para ishte që të punësuarve në këto sektorë të mos u ulej asnjë denar nga pagat dhe të ardhurat e tyre. E dyta ishte që të mos e humbnin statusin e nëpunësve gjyqësorë, përkatësisht të nëpunësve të prokurorisë publike.

“I miratuam të dyja çështjet kyçe. Asnjë nëpunës nuk do të ketë pagë më të ulët dhe çdo nëpunës i prokurorisë publike, përkatësisht çdo nëpunës gjyqësor, do ta ruajë të njëjtin status që ka pasur deri më tani. Po, është e vërtetë se i korrigjuam këto dy çështje. Kjo duhet të pranohet dhe për këtë duhet të jepet mbështetje”, u shpreh Ljupço Prenxhov – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, në kuadër të së njëjtës seancë të 108-të u miratuan edhe Ligji për Drejtuesit e Lartë, Ligji për Shfrytëzimin e Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme dhe Ligji për Armët. Ndërsa votimi për Projektligjin për procedura gjyqësore për zgjidhjen e kontesteve civile do të caktohet në një datë tjetër.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Transportit paralajmëron heqjen me forcë të objektit pa leje në qendrën e vjetër të Ohrit
Next Article Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës së Debërcës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?