By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohet rregullorja për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Miratohet rregullorja për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit
Shqipëri

Miratohet rregullorja për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit

admin
Last updated: 09/01/2025 15:04
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, ku në rend të ditës ishte projektvendimi: “Për miratimin e Rregullores për shqyrtimin nëpërmjet PER të kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025”.

Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në KQZ, Elena Xhina shprehu sot qëndrimet e saj mbi shqyrtimin e kërkesave për regjistrim nga ana e personelit të autorizuar nga KQZ-ja.

Xhina u shpreh se “në këtë pikë duhet vendosur një afat se sa kohë duhet që specialisti i KQZ të shtyjë vendimmarrjen lidhur me kërkesën, duke pasur parasysh nëse tejkalohet afati 5-ditor që vendoset nga Komisioni Rregullator, por që rregullohet më lart, sepse thuhet për shkaqe të arsyeshme të ngarkesës etj. Mendoj se do të ishte me vend vendosja e një afati maksimal kur mund t’i rikthehet specialisti shqyrtimit të kërkesës që shtyhet për një kohë tjetër”.

Gjithashtu, shtoi Xhina, “kur specialisti bën vendimmarrjen e tij shqyrton dokumentacionin, propozojmë që në fjalinë ku thuhet, “ky dokument duhet të ketë në përmbajtjen e tij adresën e zgjedhësit si dhe të jetë lëshuar në emër të tij dokumenti”, ne propozojmë që të mos jetë kaq e ngushtuar si fjali, sepse mund të ndodhë që dokumenti të ketë 5-6 emra dhe ndër to të jetë dhe emri i aplikuesit. Të parashikohet dhe ky rast duke thënë që të jetë lëshuar në emër të tij, ose një ndër emrat që përmban dokumenti të jetë dhe emri i tij”.

Për rastet kur kërkesa refuzohet, Xhina tha se, arsyeja duhet të jetë e qartë për aplikuesin se pse i është refuzuar kërkesa.

Gjithashtu, shtoi Xhina, “do të donim që specialisti përveç arsyes së refuzimit të mund të bënte dhe shënimin që zgjedhësi ka të drejtë të riaplikojë sërish në platformë”.

Ajo gjithashtu kërkoi që në rast refuzimi t’i vihet në dispozicion të audituesve që partitë të kenë pastaj mundësi që kur kanë indicie për ndonjë mosrespektim të dispozitave të mund të vënë në lëvizje KQZ-në.

Ndërsa përfaqësuesi i PD në KQZ, Franci Nuri kërkoi që “të ketë transparencë në lidhje me vendimmarrjen e operatorëve, që edhe kur miratohet, por edhe kur refuzohet një aplikim i caktuar nga zgjedhësi nga jashtë të mund të aksesohet qoftë dhe nga stafi apo dhe nga audituesit teknicienë që të mund të rikuperohen të dhënat nëse operatori mund të ketë gabuar”.

Ai kërkoi nga Komisioneri Ilirjan Celibashi se “vendimmarrja e KQZ në çdo rast në kërkojmë që të jetë një vendimmarrje që të vijë nga ana juaj si titullar i institucionit dhe të mos jetë thjesht një përgjegjësi e specialistit”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se, “ndaj vendimit të refuzimit drafti i vendimit i shkon automatikisht në emër të KSHZ aplikantit dhe e përmban arsyen se pse i është refuzuar kërkesa dhe është e qartë se çfarë dokumenti mungon”.

“Komisioneri do të duhet të shqyrtojë nëse e ke ngarkuar dokumentin që të lidh me adresën që ke deklaruar dhe nëse e ke plotësuar fushën e adresës”, tha ai.

Sa i përket kontrollit dhe marrjes së informacionit se çfarë është bërë me secilën prej kërkesave, Celibashi tha se, “2 audituesit, por dhe ndihmësat e tyre kanë akses të plotë për të verifikuar të gjithë setin e kërkesave të ngarkuara në platformë dhe se çfarë ka ndodhur në secilën prej tyre”.

Lidhur me shtyrjen enë kohë të afatit të vendimit, Celibashi tha se, “kjo nuk ka të bëjë me shtyrjen tej afatit 5-ditor, por në momentin kur ti hyn mundet mos ta miratosh dhe nga pikëpamja teknike specialisti apo Komisioneri e ka mundësinë që edhe pse hyn e shqyrton kërkesën mund ta shtyjë shqyrtimin e saj, por në çdo rast mund të jetë brenda 5 brenda ditëve. Këtë ne nuk e negociojmë dot, sepse është e vendosur tashmë”.

Në fund të mbledhjes Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi projektvendimin “Për miratimin e Rregullores për shqyrtimin nëpërmjet PER të kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manja: Shtyhet afati i kompensimit të ish-pronarëve, 7110 dosje të patrajtuara nga ATP
Next Article Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?