By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
Shqipëri

Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget

admin
Last updated: 26/01/2025 14:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ish-presidenti Alfred Moisiu tha se partitë politike duhet të mendojnë më shumë për një Shqipëri më të mirë, ku do të rriten fëmijët në të ardhmen.

Këtë mesazh, ish-presidenti e dha dje gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata e Paqes Universale në Shqipëri, ku salla e konferencave nga sot do të mbajë emrin e ish-presidentit.

“Mesazhi im është ai që ka qenë gjithmonë. Të mendojmë për Shqipërinë. Të mendojmë për të ardhmen e vendit tonë. Të mendojmë për ardhmërinë e rinisë, që ta bëjmë atë sa më të bukur, sa më të pasur dhe sa më të zhvilluar. Dhe të mendojmë më pak për karrigen, aq më tepër që gjithë këto vite i është më shumë përparësi interesit personal,” u shpreh ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu.

Ky vlerësim për ish-presidentin Moisiu erdhi në saje të kontributit të tij shumëvjeçar si kryetar i Këshillit të Lartë të Paqes për Ballkanin.

“Fondacioni është një kënaqësi e madhe për mua, sepse vërtet kam kohë që punoj me të, por duhet thënë që është bërë një punë shumë e madhe. Tre janë destinacionet kryesore të Federatës: të punësojë familjet shqiptare, t’ju vijmë në ndihmë njerëzve të pamundur dhe e treta, të ruajmë paqen në rajon,” tha z. Moisiu.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të larta nga Shqipëria dhe më gjerë.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erion Veliaj: Vogëlushët e kopshtit “Lodrojmë” mbjellin lulen e tyre të parë
Next Article Shqipëria nuk po futet nga BE për shkak të fesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?