By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Monitorimi i përdorimit të burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve, Celibashi takim me “Qëndresën Qytetare”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Monitorimi i përdorimit të burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve, Celibashi takim me “Qëndresën Qytetare”
Shqipëri

Monitorimi i përdorimit të burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve, Celibashi takim me “Qëndresën Qytetare”

admin
Last updated: 30/01/2025 09:58
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me përfaqësues të “Qëndresa Qytetare” për të diskutuar në detaje mbi sfidat dhe praktikat më të mira në monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore gjatë proceseve zgjedhore.

Gjatë këtij takimi, u trajtuan një sërë çështjesh kyçe që lidhen me identifikimin, parandalimin dhe adresimin e shkeljeve të mundshme që përfshijnë burimet shtetërore, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm dhe transparent.

Në takim u diskutua mbi rritjen e efektivitetit të raportimeve të rasteve të abuzimit për të forcuar mekanizmat e hetimit administrativ ndaj institucioneve publike.

Gjithashtu u theksua rëndësia e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me aktorët e shoqërisë civile, duke vlerësuar rolin e tyre si partnerë të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit të proceseve zgjedhore.

Përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare ndanë gjetjet e tyre nga monitorimi i zgjedhjeve të mëparshme, duke vënë theksin te nevoja për një ndërgjegjësim më të gjerë publik mbi raportimin e abuzimeve dhe për zhvillimin e kapaciteteve institucionale për të adresuar këto raste me shpejtësi dhe efikasitet.

Ata gjithashtu propozuan disa ide konkrete për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banesa nën ujë dhe toka të përmbytura, Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën nga reshjet në Durrës
Next Article Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Qendër lider me pajisje të teknologjisë së lartë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?