By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mori tufat me euro dhe një monedhë floriri për mbesën, zbardhet skema se si Çopjat korruptuan gjyqtaren
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mori tufat me euro dhe një monedhë floriri për mbesën, zbardhet skema se si Çopjat korruptuan gjyqtaren
Shqipëri

Mori tufat me euro dhe një monedhë floriri për mbesën, zbardhet skema se si Çopjat korruptuan gjyqtaren

admin
Last updated: 02/09/2024 19:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për grupin kriminal Çopja zbuluan edhe lidhjet e bandës në sistemin e drejtësisë. Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu akuzohet se mori rryshfet 11 mijë euro dhe një monedhë floriri. Kërkoi nga grupi kriminal t’i blihej dhe një celular.

Krahas penetrimit në rradhët e policisë, grupi kriminal Çopja kishin të besuarit e tyre edhe në rradhët e sistemit të drejtësisë.

Bëhet fjalë për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu e cila në kuadër të kësaj dosjeje të SPAK, akuzohet për korrupsion dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas hetimeve të SPAK dhe komunikimeve të zbardhura në aplikacionin SKY ECC, Euronews Albania meson ka rezultuar se funksionarja e drejtësisë, e cila dha dorëheqjen nga detyra në prag të vetingut, ka mbajtur kontakte me anëtarët e grupit Çopja përmes shtetasit Arzen Mama me të cilin gjyqtarja ka patur lidhje miqësore. Në biseda anëtarët e grupit Çopja i referohen gjyqtares me nofkën “komshija”

Këto njohje, Arzen Mama i ka shfrytëzuar, për të marrë prej ish gjyqtares Pajtime Fetahu, të dhëna e informacione lidhur me dosjet që ajo ka patur në hetim e gjykim ku si rezultat të hetuarit Qosja dhe Mama, i kanë dhënë shtetases Pajtime Fetahu, përfitime të parregullta.

Krahas informacionit që i ka përcjellë grupit Çopja për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për kundërshtarin e tyre Erion Alibej më 18 shtator të vitit 2020 para se të ekzekutohej vendimi, gjyqtares i është kërkuar nga shtetasi Mikael Qosja nëpërmjet shtetasit Arzen Mama që ajo të ndikojë dhe të ndihmojë në lehtësimin e pozitës proceduriale të anëtarëve të grupit Çopja konkretisht shtetasve Ervis Daka dhe Altin Kamami.

Sipas SPAK është evidentuar në të paktën dy raste gjyqtarja Fetahu ka marrë nga shtetasi Mikael Kamami (Qosja) nëpërmjet shtetasit Arzen Mama shuma monetare si përfitim i padrejtë, 10.000 Euro, 1.000 Euro dhe një monedhe floriri si dhuratë për mbesën e porsalindur.

Gjithashtu Euronews Albania mëson sipas dosjes dhe akuzës së ngritur nga SPAK se shtetasja Pajtime Fetahu i ka kërkuar shtetasit Arzen Mama që t’i blejë një aparat telefonik celular.

Pak javë më parë para gjykatës së posaçme ish-gjyqtarja mohoi akuzat dhe e prekur deklaroi se nuk ka dijeni për atë që e akuzojnë ndërsa për mediat nuk dha asnjë prononcim.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Treguesi i besimit në ekonominë e Shqipërisë u rrit përsëri në muajin gusht
Next Article Helikopteri Cougar dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura angazhohen për shuarjen e zjarrit në Mirditë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?