By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mos u tundoni nga zbritjet e çmimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Mos u tundoni nga zbritjet e çmimeve
Kuriozitete

Mos u tundoni nga zbritjet e çmimeve

admin
Last updated: 28/06/2024 11:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kur vëllau im Adam dhe unë së fundmi investuam në një biznes shërbimi në një treg konkurrues urban, njëra prej gjërave të para që morëm në konsideratë kur planifikuam strategjinë tonë të marketingut ishte nëse të ofronim zbritje të çmimeve apo jo. Për një biznes të ri i cili hyn në një treg me konkurrentë tashmë të vendosur, taktika e kuponeve ose zbritjes së çmimeve është shumë e zakonshme, dhe mund të jetë efikase, në një pikë. Por, në fund, ne vendosëm të ecnim përpara pa ofruar zbritje.

Përderisa zbritjet mund të duken si një mënyrë logjike për të ndihmuar një kompani të re të bëjë biznese të reja, e vërteta është se zbritja e çmimeve mund të pengojë rritjen e biznesit. Këtu janë gjashtë arsye për të mos bërë zbritje.

Shumë rëndësi në çmim

Duke ofruar zbritje, fokusi juaj primar është në çmim në vend se në produkt ose shërbim. Nëse e vetmja përparësi konkurruese që keni është çmimi, biznesi juaj është në problem të madh. Përshtatja e çmimeve është bërë e zakonshme, kështu që ju duhet të mbështeteni në nivelet e cilësisë dhe shërbimit për t’ia dalë në ekonominë e sotme të përqendruar në konsumatorë.

Lufta për çmime

Ofrimi i zbritjeve mund të rezultojë në luftë për çmime me konkurrentët tuaj, dhe kompanitë më të mëdha pothuajse gjithmonë fitojnë këto luftëra sepse kanë financa të mjaftueshme për të qëndruar më së gjati. Për një biznes i cili është fillestar, kjo është një luftë në të cilën nuk duhet të hyni.

Përshtypja e gabuar

Kur një kompani ofron një zbritje për konsumatorët e saj, ata po ndërmarrin një rrezik të madh duke zhvlerësuar shërbimet e tyre. Konsumatorët mund të fitojnë përshtypjen se për shërbimet e ofruara nuk ia vlen të paguhet çmimi i plotë për to. Gjithashtu vendos një shembull në mendjen e konsumatorit tuaj se çmimet tuaja nuk janë të sigurta.

Ndikim negativ në përfitime

Nëse konkurrentët përshtatin çmimet tuaja të zbritura, jo vetëm që do të mbeteni me më pak para në bankë, por njerëzit ende do të presin që ju të ofroni shërbime të cilësisë së lartë me një çmim në zbritje. Dhe nëse konkurrentët tuaj janë në pozitë të durojnë presionin e çmimit të ulët, ju mund të krijoni një zvogëlim të përhershëm në përfitimet tuaja.

Rezerva të shumta

Për kompanitë e fokusuara në produkt të cilat ofrojnë produkte me zbritje, ka një rrezik: Konsumatorët mund të dëshirojnë të blejnë sa më shumë produkte që munden me këtë çmim. Atëherë, jo vetëm që do ju duhet të ofroni sasi të madhe të produktit, por kjo gjithashtu mund të ndikojë negativisht përfitimet tuaja të së ardhmes për shkak se konsumatorët tuaj nuk do të dëshirojnë të blejnë kur të ndaloni zbritjen.

Ndikim negativ në cilësi

Siç e përmendëm më lartë, ofrimi i zbritjes mund të shkaktojë që kompania juaj të mos ketë zgjidhje tjetër përpos të ofrojë një numër më të madh të produkteve dhe shërbimeve në një periudhe të shkurtër kohore. Kjo mund të dërgojë në cilësi të ulur për të marrë gjithçka në kohë. Sa më e ulët cilësia, aq më të mëdha gjasat që kompania juaj të humbasë besueshmërinë dhe të fitojë reputacion të keq.

Nëse po merrni në konsideratë një zbritje, merrni kohën të uleni dhe të pyesni veten pse dëshironi të bëni këtë. Në mënyrë specifike, pyesni veten nëse është e vetmja mënyrë.

Si me çdo rregull, ka përjashtime. Me raste, zbritjet kanë kuptim. Vetëm sigurohuni se keni marrë në konsideratë se çfarë do të thonë zbritjet për biznesin tuaj.

fÇfarë përvoje keni pasur me zbritjet në biznesin tuaj? A funksionoi mirë? A do t’a bënit sërish? Ndani mendimet tuaja në komente. (Matthew Toren/Entrepreuner)

You Might Also Like

Tri orë gjumë më pak për gratë, fajtorë burrat!

Mungesa e vetëbesimit po e shkatërron ndërmarrësinë femërore

Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

Cila ishte menuja e darkës gala të samitit të NATO-s?

Zelandezi u shpall skiatori më i vjetër i ujit në botë pak para ditëlindjes së 95-të

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 5 gjëra që gratë e suksesshme bëjnë në fillim të vitit
Next Article Faktorët që ndikojnë në stresin e fëmijëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?