By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mospajtime brenda ASH-së: Zv/kryeministri Fetai dhe kreu i degës së Kumanovës përplasen publikisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mospajtime brenda ASH-së: Zv/kryeministri Fetai dhe kreu i degës së Kumanovës përplasen publikisht
MaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Mospajtime brenda ASH-së: Zv/kryeministri Fetai dhe kreu i degës së Kumanovës përplasen publikisht

admin
Last updated: 08/05/2025 09:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Zëvendëskryeministri nga radhët e ASH-së, Arben Fetai, dhe kryetari i degës së kësaj partie në Kumanovë, Huzeir Mustafi, kanë shkëmbyer qëndrime të kundërta, që dëshmojnë mospajtime të brendshme të kësaj partie.

Në një deklaratë të gjatë dhe reflektuese, Fetai theksoi rrugëtimin e tij politik që nga Lëvizja Vetëvendosje e deri te Aleanca për Shqiptarët, duke e konsideruar këtë të fundit si vazhdimësi të natyrshme të angazhimit të tij politik dhe kombëtar. Ai përmendi rolin e tij në bashkimin opozitar shqiptar nën platformën VLEN, si dhe sfidat e shumta me të cilat përballet një përpjekje për të ndërtuar një alternativë të vërtetë kundër, siç tha ai, “strukturës së kalbur të BDI-së”.

Por, përgjigjja nga baza e partisë nuk vonoi. Kryetari i degës së ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafi, u shpreh publikisht kundër mënyrës së komunikimit të Fetait, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe manipulim të narrativës politike.

“Kur të flasësh për biografinë tënde si pjesë e Vetëvendosjes, do të ishte korrekte të citohet edhe fakti që ju bashkangjite nismës së Dardan Molliqajt e Frashër Krasniqit për shkatërrimin e Vetëvendosjes,” deklaroi Mustafi, duke e quajtur këtë një përpjekje të dështuar për përçarje.

Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si po merren vendimet në ASH, duke theksuar se politika nuk bëhet në rrjete sociale. “Funksionarët e lartë të ASH-së duhet ta kenë të qartë se vendimet politike se çfarë kahje do të marrë subjekti politik merren në organet partiake e jo në rrjetet sociale, sepse aty bëhet gjah për like e komente, asgjë më shumë,” u shpreh Mustafi.

Këto zhvillime brenda ASH-së vijnë pas ndarjes që ndodhi brenda koalicionit VLEN. /ZYRTARE.net

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës vjen me gjysmëfinalet e dyta – sot mësohen finalistët e dy garave
Next Article LDK sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ish ministrave të rizgjedhur deputetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?