By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moti gjatë kësaj jave – temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Moti gjatë kësaj jave – temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull
Maqedoni

Moti gjatë kësaj jave – temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull

admin
Last updated: 20/01/2025 07:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihen kushte relativisht të qëndrueshme, por me luhatje të dukshme të temperaturave dhe ndodhi të paspecifikuara meteorologjike, si mjegulla dhe ngricat.

Gjatë ditëve të para të javës (20-21 janar), moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten të ulëta dhe periudha me rreze dielli vetëm në viset e larta, si pasojë e inversionit termik.

Në ditët e mesme të javës (22-24 janar), priten më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten, duke qëndruar nën zero dhe duke krijuar mundësi për ngrica.

Erëra të lehta dhe ndryshime të vogla të shpejtësisë mund të ndikojnë në kushtet e motit gjatë gjithë javës.

Moti për pesë ditët:

E Hënë – Moti do të jetë kryesisht i qetë. Në viset e larta me rreze dielli, ndërsa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.

E Martë- Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E Mërkurë – Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E Enjte – Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte – Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025
Next Article Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në fillim të këtij muaji

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?