By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB me qendër të re multimediale trajnimi për polici më efikase dhe më profesionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB me qendër të re multimediale trajnimi për polici më efikase dhe më profesionale
Maqedoni

MPB me qendër të re multimediale trajnimi për polici më efikase dhe më profesionale

admin
Last updated: 18/02/2025 15:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë zyrtarisht e hapi Qendrën Multimediale për trajnim të MPB-së të realizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i sistemit arsimor hibrid në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni”.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, Qendra është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët mes misionit të OSBE-së në Shkup dhe MPB-ja paraqet një hap real përpara në modernizimin e trajnimit dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e shkathtësive dhe njohurive   të të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes integrimit të mjeteve novatore e hibride dhe multimediale për mësim.

“Projekti po zbatohet që nga viti 2021 përmes qasjes shumëfazore, me qëllim që të krijohet një sistem i qëndrueshëm hibrid arsimor në MPB, në kuadër të të cilit njëzet e tre trajnues hibrid, të përzgjedhur përmes procedurës së bazuar në merita, kaluan nëpër programin për trajnime hibride prej 10 modulesh, duke mësuar sesi të përdoren mjetet bashkëkohore për krijimin dhe dhënien e trajnimeve onllajn, aty për aty dhe në mënyrë të kombinuar. Nëntë tema, respektivisht trajnime u vendosën si më të nevojshme dhe, që atëherë, trajnuesit hibridë punojnë vazhdimisht në ekipe që të krijojnë trajnime gjithëpërfshirëse, interaktive për çdo temë siç janë: integriteti policor, veprimtaria policore në pikëpamje të ndjeshmërisë gjinore, veprimtaria policore kufitare, menaxhimi i stresit, veprimtaria policore në bashkësi, freskimi i shkathtësive për trajnuesit, shkathtësitë e komunikimit dhe finalizimi i aktiviteteve përmes themelimit të Qendrës multimediale.“, theksoi ministri Toshkovski.

Ai theksoi se, Qendra multimediale nuk është vetëm një objekti ri, por është një mundësi e vërtetë dhe e re për zhvillim dhe përparim sepse do të jetë vend për trajnime të vazhdueshme që do të përmirësojnë efektivitetin dhe profesionalitetin e të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilijan Val nënvizoi se kjo qendër është e dizajnuar për zhvillim dhe realizim të programeve dhe trajnimeve efektive, multidisiplinare me përdorimin e mjeteve virtuale.

“Me mbështetjen e Misonit të OSBE-së në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut sërish kryeson në synimet për përparimin e trajnimeve policore. Jam krenar për atë që e arritëm dhe shpresoj të vazhdojmë partneritetin e frytshëm edhe në të ardhmen“, theksoi ambasadori Kilijan Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeparlamentari Gashi kërcënohet me jetë
Next Article Mexhiti: Përfaqësimi i barabartë në Administratën publike, prioritet i yni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?