By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB: Qytetarët të kenë kujdes nga linqet fishing, rastet t’i denoncojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB: Qytetarët të kenë kujdes nga linqet fishing, rastet t’i denoncojnë
Maqedoni

MPB: Qytetarët të kenë kujdes nga linqet fishing, rastet t’i denoncojnë

admin
Last updated: 13/05/2025 10:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Sektori i Krimit Kompjuterik pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme periudhën e fundit konstatoi një dukuri të shpeshtuar të ashtuquajtur -sulmet fishing, përmes postës elektronike në të cilën po keqpërdoren emrat e disa kompanive maqedonase, me qëllim të furnizimit të paaurtorizuar të të dhënave nga to. Këto mesazhe, siç bën të ditur MPB, pohojnë rrejshëm se keni kryer shkelje të të drejtave autoriale dhe përmbajnë linqe -fishing në dokumentacionin e supozuar ose kërkesa për ndërmarrjen e veprimeve.

“Është e rëndësishme dhe domethënëse që qytetarët, gjegjësisht kompanitë të dinë se mesazhi nuk është dërguar nga kompania e vërtetë, të mos klikojnë në linqet ose bashkëngjitjet në mesazh, të mos i përgjigjen mesazhit, të mos këmbejnë informacione personale dhe menjëherë ta fshijnë mesazhin”, thuhet në kumtesë.

MPB informon se Sektori i Krimit Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmori masa aktive dhe udhëhoqi procedura lidhur me këto mashtrime.

“Nëse keni pranuar një mesazh të këtillë ose jeni viktimë e një mashtrimi të ngjashëm interneti, menjëherë paraqitni rastin në stacionin policor më të afërt. Tentativat e fishingut zakonisht vijnë përmes postës elektronike, por edhe nga rrjetet sociale, përmes mesazheve tekstuale SMS ose thirrjes telefonike”, qëndron në kumtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, të dhënave të tyre personale dhe keqpërdorimeve të mundshme si dhe pasojave që mund të paraqiten, apelon për të patur kujdes gjatë pranimit të mesazheve të këtilla, që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji dhe të dhënat e tyre personale të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me personat e panjohur, si dhe me personat të cilëve nuk mund t’u vërtetohet identiteti i vërtetë, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të mëtutjeshëm të tyre.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QIELL BLU NË INTERNET
Next Article Integrimet evropiane dhe bashkëpunimi tregtar në fokus të vizitës së punës të ministrit Mucunski në Suedi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?