By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPJ e Maqedonisë së Veriut e thirri ambasadorin bullgar: Sofja zyrtare të kërkojë falje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPJ e Maqedonisë së Veriut e thirri ambasadorin bullgar: Sofja zyrtare të kërkojë falje
Maqedoni

MPJ e Maqedonisë së Veriut e thirri ambasadorin bullgar: Sofja zyrtare të kërkojë falje

admin
Last updated: 11/07/2025 10:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 korrik – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ka thirrë ambasadorin bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zhelasko Radukov, për t’i dhënë protestë zyrtare si përgjigje të deklaratave të ministrit të Jashtëm bullgar Georg Georgiev.

Ministri i Jashtëm bullgar Georgiev në një paraqitjeje televizive në televizionin bullgar BTV theksoi se duke hequr “gjuhën dhe identitetin maqedonas” nga raporti mbi Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian (PE), ata arritën të parandalonin përdorimin e PE për propagandën politike të brendshme të, siç e quajti ai, kryeministrit “maqedonas verior”.

“Protesta zyrtare iu përcoll ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në vend dhe u vu në dukje papërshtatshmëria e një diskursi të tillë publik nga një zyrtar i lartë i qeverisë bullgare”, thuhet në reagimin e MPJ-së ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm bullgar Georg Georgiev.

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi deklaratat fyese të bëra ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nga Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë gjatë paraqitjes së sotme si i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit bullgar BTV.

“Deklarata të tilla, të cilat përdorin gjuhë të papërshtatshme dhe nënçmojnë përfaqësuesit e një shteti sovran, përfaqësojnë një shkelje të drejtpërdrejtë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe komunikimit diplomatik. Ato nuk kontribuojnë në përparimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe janë në kundërshtim me frymën e dialogut konstruktiv dhe respektit të ndërsjellë që duhet të udhëheqë bashkëpunimin midis dy vendeve”, thuhet tutje në reagimin e ministrisë.

Diplomacia e Maqedonisë së Verit pret që Sofja zyrtare të lëshojë një kërkimfalje të përshtatshme në mënyrë që të ruhet komunikimi dypalësh dinjitoz dhe parimor.

Ndryshe, heqja e termave “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase” nga Raporti për progresin e RMV-së ka ashpërsuar edhe më tepër gjuhën politike mes Sofjes dhe Shkupit.

Parlamenti Europian ka miratuar raportin e parë të progresit mbi Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 dhe 2024. Në debatin e zhvilluar në PE, eurodeputetët bullgarë akuzuan se politikanët në Shkup po sabotojnë procesin e integrimit evropian.

Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. Përndryshe, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Tetova po tregon se menaxhimi i mirë nuk është fjalë, por vepër në terren
Next Article Departamenti i Shtetit për takimin Osmani-Landau: Prosperiteti ekonomik do të lëvizë rajonin nga përçarjet e së kaluarës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?