By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: Fërçkoski ka bërë dëm gjashtëshifror në euro, informacionet janë shumë shqetësuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: Fërçkoski ka bërë dëm gjashtëshifror në euro, informacionet janë shumë shqetësuese
Maqedoni

Mucunski: Fërçkoski ka bërë dëm gjashtëshifror në euro, informacionet janë shumë shqetësuese

admin
Last updated: 14/12/2024 14:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 dhjetor – Për ish ambasadorin Lubomir Fërçkoski kemi indikacione serioze për keqpërdorim të mjeteve buxhetore publike. Indikacionet janë se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk mund ta them konkretisht se sa është për momentin, po jap disa informacione që më lejohet në këtë fazë, sepse procedura është në rrjedhë. Është realizuar procedurë e brendshme në MPJ, informacioni që më ka ardhur është vërtet shumë shqetësues. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme dhe më tej do të kemi për detyrë që të informojmë institucionet relevante të drejtësisë, por çfarë do të ndërmarrin ato del nga kompetencat tona dhe kalon në kompetencat e tyre, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në MPJ, Mucunski tha se situata të tilla nuk guxojnë të përsëriten dhe paralajmëroi respektim maksimal të Ligjit për punë të jashtme.

“Duhet ta kenë të qartë se atë që e pash jam i shqetësuar dhe po shprehem në aspekt shumë diplomatik kur them e këtë. Situata të tilla nuk guxojnë të përsëriten, sidomos kur indikacionet flasin se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk do të mund të them konkretisht se sa është për momentin, por jap disa informacione që më lejohet t’i ndaj në këtë fazë, sepse procedura është në rrjedhë. Është përmendur edhe termi padi dhe pala tjetër do të ketë të drejtë të paraqesë argumentet dhe provat e veta. Ajo që pashë është për disa situata të njohura, fakte të njohura, por secili ka të drejtë të japë argumentet e tij”, ka thënë Mucunski në konferencë për shtyp.

Sa i përket paralajmërimit të ndonjë personi që të bëjë padi kundër MPJ-së apo dikujt tjetër, theksoi Mucunski është e drejtë e tij.

“Unë nuk mund të kontestoj asgjë këtu, por jam i bindur se pasi MPJ drejtohet nga unë, ne maksimalisht kujdesemi të respektohen ligjet dhe procedurat, gjë që, për fat të keq, më duhet të konstatoj, nuk ishte praktikë përderisa kjo ministri drejtohej nga paraardhësi im. Shembulli më flagrant është tërheqja e fundit e Konsullit të përgjithshëm në Nju Xhersi, ku personi u emërua në atë pozicion në kundërshtim me dispozitat e ligjit. Një praktikë të tillë nuk duhet të lejojmë, duhet të jemi pikë referimi për respektimin e ligjeve”, ka thënë ministri.

Mucunski ka thënë se disa diplomatë thirren vazhdimisht, sepse u ka skaduar mandati, por ka edhe raste të tjera, si ai me Fërçkovskin, Andrej Zhernovskin dhe Vesel Memedin.

“Ka situata të ndryshme, njëra është ajo me ish ambasadorin Fërçkovski të cilin e thirra për konsultime, por nuk erdhi dhe dha dorëheqje. Ai, me zgjedhjen e tij nuk është më ambasador në KB. Kemi një situatë specifike edhe me ambasadorët Zhernovski dhe Memedi, më lejoni t’i emërtoj kështu e cila është ende në procedurë në komunikim mes MPJ-së, Qeverisë dhe presidentes dhe ka situata të tërheqjes së rregullt të ambasadorëve për shkak të përfundimit të mandatit të tyre”, ka thënë Mucunski.

Ai paralajmëroi se të gjitha pozitat kyçe të ambasadorëve do të plotësohen sa më shpejt dhe në vitin 2025 duhet të plotësohen të gjitha pozitat e Përfaqësive diplomatike konsullore.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Perinski: Me këtë transport publik që e ka Shkupi, është shumë e vështirë të ulet ndotja e ajrit
Next Article VLEN: Artan Grubi i bëri vetting BDI-së!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?