By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: Fuqia e solidaritetit është karakteristikë kryesore e aleancës së NATO-s, ndërsa në rastin e tragjedisë në Koçan kjo u demonstrua me gjithë zemër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: Fuqia e solidaritetit është karakteristikë kryesore e aleancës së NATO-s, ndërsa në rastin e tragjedisë në Koçan kjo u demonstrua me gjithë zemër
Maqedoni

Mucunski: Fuqia e solidaritetit është karakteristikë kryesore e aleancës së NATO-s, ndërsa në rastin e tragjedisë në Koçan kjo u demonstrua me gjithë zemër

admin
Last updated: 27/03/2025 13:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në fjalën e tij me rastin e pesëvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, në takimin e punës me ambasadorët e vendeve anëtare dhe partnerët e Aleancës edhe një herë shprehu mirënjohjen e tij të madhe për ndihmën e ofruar, për kujdesin ndaj pacientëve të rinj që pësuan në fatkeqësinë në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj, ndërsa mbi njëqind u lënduan.

“Përgjigja juaj e shpejtë tregoi forcën e solidaritetit, që është karakteristika kryesore e aleancës sonë dhe që në këtë rast u demonstrua me gjithë zemër. Ky rast edhe një herë tregoi peshën e solidaritetit të cilin ne duhet ta kultivojmë plotësisht dhe bashkërisht si shtyllën tonë kryesore në marrëdhëniet tona. Ju falënderojmë edhe një herë për gjithë mbështetjen dhe ngushëllimet në një nga momentet më të vështira për vendin tonë”, ka thënë Mucunski.

Ai informoi mbi angazhimin e Qeverisë për hetim të plotë të kësaj tragjedie.

“Nga ana jonë, si Qeveri, po ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për hetim të plotë të rastit, duke përfshirë edhe sjelljen e të gjithë personave të involvuar në këtë tragjedi para organeve të drejtësisë. Si Qeveri jemi të vendosur të luftojmë me vendosmëri korrupsionin dhe të gjitha dukuritë devijuese që si qëllim kanë dobësimin dhe çrregullimin e sistemit tonë. Këtë nuk do ta lejojmë. Qëllimi ynë është të forcojmë besimin dhe të avancojmë funksionalitetin e sistemit ku qytetarët do të kenë besim të plotë”, ka thënë Mucunski në fjalimin e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare dhe partnerëve të Aleancës.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për fundjavën e zgjatur moti jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut
Next Article Kasami: Taravari ka mohuar se është takuar me Ahmetin, ASH do të vendosë nëse do të shkojë vetë apo me koalicionin në zgjedhjet lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?