By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski në Uashington: Konferencë ministrore për luftën kundër terrorizmit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski në Uashington: Konferencë ministrore për luftën kundër terrorizmit
Maqedoni

Mucunski në Uashington: Konferencë ministrore për luftën kundër terrorizmit

admin
Last updated: 15/07/2026 10:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në një vizitë pune në Uashington, me ftesë të sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio.

Gjatë vizitës, Mucunski do të marrë pjesë në një konferencë ministrore kushtuar kërcënimeve nga terrorizmi politik, në të cilën do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë nga më shumë se 60 shtete.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, qëllimi i takimit është avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimi i gatishmërisë institucionale për t’u përballur me format bashkëkohore të dhunës dhe terrorizmit me motiv politik.

Nga MPJ‑ja dhe Tregtia e Jashtme theksojnë se konferenca do të jetë mundësi për thellimin e bashkëpunimit me SHBA‑të dhe partnerët e tjerë, përmes shkëmbimit të informatave të sigurisë dhe qasjes së koordinuar ndaj sfidave të reja.

Në fokus të diskutimeve do të jenë karakteri transnacional i terrorizmit politik, radikalizimi në epokën digjitale, si dhe mekanizmat për parandalim dhe identifikim të hershëm të kërcënimeve.

Mucunski do të prezantojë edhe aktivitetet e Maqedonisë së Veriut për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe përpjekjet për avancimin e kuadrit ligjor dhe institucional.

Gjatë vizitës, është paraparë edhe një takim në margjinat e konferencës me Daniel J. Loton, zëvendës‑ndihmës sekretar shteti për Evropën Perëndimore dhe Qendrore dhe Evropën Jugore në Byronë për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lushaj: Pse Edi Ramës i duhen serbët që e duan Kosovën të spastruar etnikisht nga shqiptarët?!
Next Article Zejnulla Gashi merr sot zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?