By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski pas takimit me ministren bullgare: Qëndrimet mbeten dukshëm të largëta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski pas takimit me ministren bullgare: Qëndrimet mbeten dukshëm të largëta
MaqedoniTOP LAJM

Mucunski pas takimit me ministren bullgare: Qëndrimet mbeten dukshëm të largëta

admin
Last updated: 08/10/2026 17:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 8 tetor, argument.mk/ – Në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare për Korridorin VIII, e cila u mbajt sot në Sofje, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi takim bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Velislava Petrova-Çamova, përcjell argument.mk/.

Mucunski e vlerësoi takimin si konstruktiv dhe të zhvilluar në frymë pozitive, por theksoi se qëndrimet e të dyja palëve vazhdojnë të mbeten dukshëm të largëta.

Duke folur për integrimin evropian, Mucunski tha se ndërmjet dy vendeve ekziston një nivel i lartë mosbesimi, i cili, sipas tij, nga perspektiva e Maqedonisë së Veriut lidhet me parashikueshmërinë e procesit dhe përvojën e deritanishme me kërkesat dypalëshe.

“Qëndrimet tona janë absolutisht të qarta. Është interes strategjik edhe i Bullgarisë që ne të ecim përpara në rrugën evropiane. Por ne jemi një vend që ndër vite vazhdimisht është përballur me kërkesa dypalëshe. Kur është mbyllur një çështje dypalëshe, më pas është hapur një tjetër”, theksoi Mucunski.

Në takim është diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve në periudhën e ardhshme. Të dyja palët kanë konfirmuar gatishmërinë që komunikimi të vazhdojë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë në qëndrimet e tyre.

Mucunski theksoi se çështjet që lidhen me identitetin, historinë dhe kulturën nuk duhet të paraqesin pengesë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ai nënvizoi se pa dialog nuk mund të arrihet zgjidhje, por shtoi se vetë dialogu nuk përbën garanci për tejkalimin e dallimeve ndërmjet dy vendeve.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksidenti i Llaskarcës rikthehet në Apel, më 10 dhjetor shqyrtohet sërish rasti “Durmo Turs”
Next Article Ministria e Shëndetësisë: Po servisohen aparaturat e Radiologjisë, pacientët po trajtohen në institucione të tjera
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?