By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksidenti i Llaskarcës rikthehet në Apel, më 10 dhjetor shqyrtohet sërish rasti “Durmo Turs”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aksidenti i Llaskarcës rikthehet në Apel, më 10 dhjetor shqyrtohet sërish rasti “Durmo Turs”
Maqedoni

Aksidenti i Llaskarcës rikthehet në Apel, më 10 dhjetor shqyrtohet sërish rasti “Durmo Turs”

admin
Last updated: 08/10/2026 17:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor, argument.mk/ – Gjykata e Apelit në Shkup më 10 dhjetor do ta shqyrtojë sërish në seancë publike rastin e aksidentit tragjik të autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë, pasi Gjykata Supreme anuloi vendimin e Apelit dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

Në aksidentin tragjik, i cili ndodhi më 13 shkurt 2019, humbën jetën 16 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në shkallën e parë, të gjashtë të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim nga katër deri në 14 vjet.

Në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit i kishte rritur dënimet për katër prej të akuzuarve. Pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Belulit, dënimi iu rrit nga katër në 10 vjet burg, ndërsa përgjegjësit për transport, Remzi Miftari, nga gjashtë në 10 vjet.

Ndërkohë, dy punonjësve të kontrollit teknik dënimet iu rritën nga pesë në shtatë vjet burg.

Gjykata Supreme i pranoi kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar se Gjykata e Apelit nuk kishte dhënë arsyetime mjaftueshëm konkrete dhe të qarta për rolin individual të secilit prej të dënuarve dhe lidhjen e veprimeve të tyre me shkaqet e tragjedisë.

Me vendimin e Gjykatës Supreme, çështja është kthyer sërish para Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila më 10 dhjetor do ta shqyrtojë rastin në seancë publike dhe do të vendosë përsëri për përgjegjësinë penale dhe dënimet e të akuzuarve.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestë në Gjykatën e Kumanovës: 75 punonjës kundër kryetares, Këshilli Gjyqësor hap rrugën për hetimin e ankesave
Next Article Mucunski pas takimit me ministren bullgare: Qëndrimet mbeten dukshëm të largëta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?