By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mungesa e punëtorëve dhe krizat ekonomike, vështirësohet mbijetesa e bizneseve në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mungesa e punëtorëve dhe krizat ekonomike, vështirësohet mbijetesa e bizneseve në Strugë
EkonomiMaqedoni

Mungesa e punëtorëve dhe krizat ekonomike, vështirësohet mbijetesa e bizneseve në Strugë

admin
Last updated: 23/03/2024 19:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 23 mars – Mungesa e punëtorëve dhe krizat e një pas njëshme në rajonin e Strugës dhe Ohrit kanë vështirësuar punën e bizneseve, të cilët janë duke mbijetuar. Ka mungesë të madhe të punëtorëve në ndërtimtari dhe në turizëm.

Nga Oda Ekonomike thonë se largimi i të rinjve nga vendi ka vështirësuar punën e bizneseve, sidomos në fushën e turizmit, ku gjatë sezoneve turistike Struga dhe Ohri e vuajnë shumë. Mungesa e punëtorëve në vend ka disa vite që ka filluar dhe duhet të merren masa për t’u zgjidhur problemi, sepse mund të sjellë tek falimentimi i shumë bizneseve por edhe turizmit.

“Jo vetëm Maqedoni por tërë rajoni ka probleme në lidhje me fuqinë punëtore, sidomos në fushën e turizmit dhe ndërtimtarisë. Struga dhe Ohri e përjetojnë më së shumti sidomos gjatë verës kur është koha e turizmit dhe ne kemi pasë problem dhe kemi bërë thirrje që të bëhet diçka për mos largimin e të rinjve për fat të keq largohen, dhe Struga gjatë verës ka mundësi që përsëri të ketë problem me fuqinë punëtore”, u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra.

Krizat që pasuan pas pandemisë kanë lënë pasoja të mëdha tek bizneset dhe ekonomia e vendit. Tashmë shumë biznese janë mbyllur, ndërsa disa të tjerë mbijetojnë me vështirësi. Nga Oda Ekonomike thonë se ndihmat e shtetit për kompanitë ishin shumë të vogla.

“Kriza Covid 19, kriza e luftës, energjetikës dhe financiare pasojat janë të mëdha dhe një pjesë e kompanive nuk kanë mundur të mbijetojnë për fat të keq. Edhe pse qeveria u thirr në atë se ka bërë ndihmesën e duhur, përsëri e dijmë që një pjesë e madhe për shkak të krizës energjetike gjatë dimrit ishin mbyllur dhe kjo la pasoja, dhe kjo bëri që edhe një pjesë e punëtorëve të largohet nga vendi dhe kjo ka ende pasoja”, theksoi Qyra.

Edhe pse në rajonin e Strugë dhe Ohrit po hapen biznese të reja, numri i atyre që tashmë janë mbyllur është më i lartë. Ndërsa mungesa e punëtorëve turistik lokal do të mbulohet me punëtorë nga vendet e largëta të cilët janë kontraktuar për të punuar në vendin tone.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skenarët rusë për “destabilizim”, më tepër për fushatë zgjedhore
Next Article Zgjerimi i listës së zezë amerikane, Ramadani: BE-ja ta mbështes, kjo jep rezultate

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?