By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murseli pyet mjekun ligjor: A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur gruan time në momentin e vrasjes?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Murseli pyet mjekun ligjor: A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur gruan time në momentin e vrasjes?
Kosovë

Murseli pyet mjekun ligjor: A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur gruan time në momentin e vrasjes?

admin
Last updated: 06/10/2025 11:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në seancën gjyqësore të së hënës për vrasjen e Liridona Ademaj, mjeku ligjor Naim Uka u përballë me pyetje të drejtpërdrejta nga vetë i akuzuari Naim Murseli lidhur me hematomën e konstatuar në trupin e të ndjerës, raporton Ekonomia Online.

Murseli tha se, sipas prokurorisë, shenja në krahun e Liridonës është shkaktuar nga ai, pasi dyshohet se e kishte mbajtur për të mos iu shmangur plumbit.

“Në kushte normale unë nuk kam nevojë as për të bërë pyetje, sepse nuk besoj që një shenjë në dorë, e cila nuk ka qenë prezente në momentin e vrasjes, por prokuroria në aktakuzën e saj pohon që kjo shenjë është shkaktuar nga unë, sepse sipas saj kam mbajtur bashkëshorten time për të mos iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur gruan time në momentin e vrasjes?”, pyeti ai.

Në përgjigje, Uka theksoi se mjeku ligjor nuk ka rol interpretues për rrethanat e ngjarjes, por vetëm përshkrues të dëmtimeve të konstatuara.

Ai tha se “mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata të cilat kanë mundur të jenë në momentin e vrasjes”. Sipas tij, “detyra e mjekut ligjor është të bëjë përshkrimin e qartë të çdo dëmtimi trupor, duke i përshkruar karakteristikat e lëndimeve të gjetura, në bazë të të cilave bëhet interpretimi për prokurorinë dhe trupin gjykues”. Uka shtoi se është “normale që në një raport të autopsisë të shënohen pohime të tilla”.

I akuzuari kërkoi sqarime edhe për kohën e mundshme të shkaktimit të hematomës.

“A ka mund të ndodhë 59 minuta para vdekjes apo 10 sekonda para vdekjes? A është e saktë kjo?”, pyeti Murseli.

Duke iu përgjigjur, mjeku ligjor tha se periudha mund të jetë më e gjerë.

“Kjo ka mundur të shkojë deri në tre orë, pra prej 0 deri në 3 orë para momentit të vdekjes. Siç e theksova edhe më herët, e ndjera ka qenë në obezitet dhe për këtë arsye variablat e shkaktimit të këtij dëmtimi zgjerohen”, sqaroi Uka.

Në fund të dëshmisë, Murseli pyeti nëse ekziston mundësia që shenja të jetë shkaktuar nga vetë e ndjera në tentativë për t’u larguar. Uka u përgjigj shkurt se “nuk mund ta përjashtoj dhe nuk është detyrë e imja”.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sotir Lukrovski: Karposhit i ka ardhur në majë të hundës nga profiterët që e shtrydhin për përfitime personale tash 30 vjet
Next Article Kryeministri i ri i Francës jep dorëheqjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?