By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musk njofton se Neuralink ka kryer implantin e dytë të çipit te një njeri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Musk njofton se Neuralink ka kryer implantin e dytë të çipit te një njeri
Teknologji

Musk njofton se Neuralink ka kryer implantin e dytë të çipit te një njeri

admin
Last updated: 05/08/2024 14:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Neuralink ka implantuar me sukses në një pacient të dytë pajisjen e saj të krijuar për t’u dhënë pacientëve të paralizuar aftësinë për të përdorur pajisjet dixhitale me anë të mendimeve.

Neuralink është në procesin e testimit të pajisjes së saj, e cila synon të ndihmojë njerëzit me lëndime të shtyllës kurrizore.

Bëhet e ditur se pajisja ka lejuar pacientin e parë të luajë video lojëra, të shfletojë internetin dhe të postojë në rrjetet sociale.

Musk, së fundmi ka dhënë pak detaje për pacientin e dytë. Ai tregoi se personi ka një dëmtim të shtyllës kurrizore të ngjashme me pacientin e parë.

Musk tha se 400 nga elektrodat e implantit në trurin e pacientit të dytë janë duke punuar, shkruan the Guardian. Ndërkohë, Neuralink në faqen e saj të internetit thotë se implanti i pacientit të dytë përdor 1024 elektroda.

“Nuk dua të mashtroj, por duket se ka shkuar jashtëzakonisht mirë me implantin e dytë”, tha Musk.

“Ka shumë sinjale, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë”, shtoi ai.

Por, Musk nuk e bëri të ditur se kur Neuralink kreu operacionin e pacientit të dytë.

Siç raportohet, Neuralink pret të sigurojë implantet për tetë pacientë të tjerë këtë vit, si pjesë e provave klinike të saj.

Ndryshe, pacienti i parë Noland Arbaugh, së bashku me tre drejtues të tjerë të kompanisë kanë dhënë detaje se si funksionon implanti.

Arbaugh tha se me implantin ai tani thjesht mund të mendojë për atë që dëshiron të ndodhë në ekranin e kompjuterit dhe pajisja e bën atë të ndodhë.

Ndryshe, Musk tha gjithashtu se ai ka folur me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, për formimin e një komisioni që synon përmirësimin e “efikasitetit të qeverisë”.

You Might Also Like

NASA paralajmëron, një copë e raketës së SpaceX mund të përplaset me Hënën

AI rikrijon një moment të pavdekshëm të futbollit, golin legjendar të Peles

Roboti humb kokën, por vazhdon të luftojë si të mos kishte ndodhur asgjë – pamje

Masa “Kontrolli i bisedës” po kthehet — mesazhet online do të monitorohen masivisht

Zbulohen para lansimit ngjyrat dhe çmimet e Pixel Watch 5

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Victoria Beckham pranon se nuk do të hynte në industrinë e modës duke ditur atë që di tani – thotë se ishte ‘naive’ kur lançoi markën e saj
Next Article Ferrari ndalon prodhimin e dy modeleve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?