By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Auto

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

admin
Last updated: 29/04/2024 08:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë.

Bëhet e ditur se Musk po dëshiron të mundësojë vetëdrejtimin (FSD) e automjeteve në Kinë, i cili tashmë është i disponueshëm në SHBA.

Ky lajm vjen pas raportit amerikan që lidhi drejtimin autonom të Tesla-s me të paktën 13 aksidente, duke përfshirë një vdekje.

Gjatë një takimi me kryeministrin kinez, Li Qiang, Musk citohet të ketë thënë se është i gatshëm për bashkëpunim të thellë me Kinën për të “arritur rezultate më të favorshme”.

Si përgjigje, raportohet se Li i tha Musk se tregu kinez do të jetë “gjithmonë i hapur për financime nga jashtë”, shkruan BBC.

Ndryshe, Kina është tregu i dytë më i madh i Tesla-s. Prodhuesit e tjerë të veturave si Xpeng janë përpjekur gjithmonë të konkurrojnë me kompaninë e Musk me funksione të ngjashme vetëdrejtuese.

Siç raportohet, Tesla ka ndërmarrë hapa për të siguruar përhapjen e FSD-së në Kinë, duke përfshirë edhe krijimin e një qendre të dhënash në Shangai për përpunimin e të dhënave.

Musk gjithashtu ka premtuar se Tesla do të jetë në gjendje që së shpejti të veprojë edhe si robotaksi autonome. Madje, shefi ekzekutiv i kompanisë tha se taksia autonome do të prezantohet në gusht të vitit 2024.

Prodhuesi i veturave ka ulur edhe çmimet e produkteve të tij në tregje botërore, në mënyrë që të rritet kërkesa për vetura elektrike.

“Çmimet e Tesla-s duhet të ndryshojnë shpesh në mënyrë që të përputhen me prodhimin dhe kërkesën”, tha Musk.

Kohët e fundit, Tesla ka raportuar një rënie të përgjithshme të shitjeve prej 9 për qind dhe rënie të aksioneve prej 32 për qind.

You Might Also Like

Ky Audi funksionon me ajër të kompresuar – ide interesante apo rrugë e gabuar?

Porsche 911 nuk do të ketë version vetëm elektrik

Skoda Epiq është arma më e re në arsenalin e automjeteve elektrike me buxhet të grupit VW

Një tjetër prodhues veturash po vonon prodhimin e automjeteve të tij elektrike

Bentley Bentayga Chalet Edition – luksi që fokusohet tërësisht në Alpe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Motori V8 tani ka “një shtëpi”
Next Article Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 – Fold6 dhe Galaxy Ring

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?