By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mustafi: Evropa po ia thotë troç Beogradit – mjaft me diskriminimin e shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mustafi: Evropa po ia thotë troç Beogradit – mjaft me diskriminimin e shqiptarëve
Maqedoni

Mustafi: Evropa po ia thotë troç Beogradit – mjaft me diskriminimin e shqiptarëve

admin
Last updated: 08/05/2025 10:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të fortë për Serbinë, duke i kërkuar autoriteteve serbe që të ndalojnë menjëherë diskriminimin ndaj pakicave kombëtare, përfshirë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi në një reagim në Facebook , e quajti këtë rezolutë “një kambanë alarmi që nuk mund të injorohet më”, duke shtuar se “Evropa po ia thotë troç Beogradit: mjaft me fasadën e të drejtave të pakicave”.

Në rezolutë theksohet se mbrojtja që Serbia pretendon se u ofron pakicave është vetëm formale dhe se përfaqësimi i tyre është “nën kontrollin e qeverisë”. Sipas Mustafit, kjo përfaqëson një “tallje me demokracinë”.

“PE dënon abuzimin e identiteteve kombëtare për të mbjellë përçarje dhe gjuhën e urrejtjes kundër pakicave. Sikurse, vonesa e Serbisë në hartimin e planit për të drejtat e pakicave tregon mungesë vullneti.

Përderisa në pikën 46 thekson mungesën e sigurimit e përfaqësimit të plotë të pakicave në të gjitha nivelet e qeverisjes, ruajtjen e identitetit kulturor përmes përdorimit të gjuhëve përkatëse dhe plotësimit të nevojave arsimore, si dhe garantimin e lirisë së shprehjes dhe qasjes në informacion”, ka shkruar Mustafi.

Ai shton se në pikën 38, PE kërkon “qasje të barabartë në media për të gjitha komunitetet” dhe i bën thirrje autoriteteve serbe “të zgjerojnë disponueshmërinë e shërbimeve të transmetimit publik në të gjitha gjuhët e pakicave në të gjithë vendin”.

Mustafi e mbyll reagimin e tij me një thirrje të qartë: “Serbia duhet të zbatojë urgjentisht rekomandimet e PE! Sidomos, të drejta të plota për shqiptarët dhe pakicat e tjera!”.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Diskutim mbi sigurinë, Hyseni: Gjilani duhet të jetë gati për çdo kërcënim – jemi komunë kufitare
Next Article “Urime ditëlindjen nub, shkëlqe gjithmonë”, Gjesti mori një urim të veçantë nga Ledioni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?