By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Naser Zenuni: Ka ardhur koha që komuna e Bërvenicës të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Naser Zenuni: Ka ardhur koha që komuna e Bërvenicës të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur
Maqedoni

Naser Zenuni: Ka ardhur koha që komuna e Bërvenicës të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 16:37
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 27 qershor Zhurnal.mk – Në prag të zgjedhjeve të parakohshme lokale që pritet të mbahen në Komunën e Bërvenicës pas vdekjes së kryetarit të komunës, Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE, kanë nisur të dalin edhe qëndrimet e para politike për mënyrën se si duhet të garohet për drejtimin e komunës.

Kryetari i degës së Lidhjes Shqiptare në Komunën e Bërvenicës, Naser Zenuni, vlerëson se ka ardhur koha që komuna të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur.

“Ka ardhur koha për rikthimin e Komunës së Bërvenicës. Zgjidhja është një kandidat i pavarur”, shkruan Zenuni.

Ai thekson se për shumë vite kandidatët për kryetar komune kanë ardhur kryesisht nga fshati Çellopek, ndërsa tani, sipas tij, është koha që mundësia t’u jepet edhe fshatrave të tjera.

“Ka ardhur koha që Çellopeku, si vëllai i madh, t’u lëshojë rrugë fshatrave më të vegjël – Miletinës, Tenovës, Gurguricës dhe Radiovcës. Unë personalisht do t’ia jepja këtë mundësi Gurguricës që të ketë përfaqësimin e merituar”, thekson ai.

Sipas Zenunit, banorët e Gurguricës në çdo proces zgjedhor kanë dhënë mbështetje për partitë politike, por pa parë investime dhe rezultate konkrete në fshatin e tyre. Ai shton se nëse edhe kësaj radhe Gurgurica mbetet pa përfaqësim, kjo do të ishte një zhgënjim i madh për qytetarët.

Zenuni u bën thirrje faktorëve politikë të nxjerrin mësime nga zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025, duke theksuar se bashkimi dhe përfaqësimi i drejtë janë çelësi për një të ardhme më të mirë të Komunës së Bërvenicës.

Në fund, ai shprehet se Gurgurica është fshati i vetëm që mund të mobilizojë diasporën dhe madje të financojë ardhjen e saj për zgjedhje, duke shtuar se çdo zgjidhje tjetër do të ishte, sipas tij, “fatale” për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Bërvenicës.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrievski: Deri të martën do të dihet gjithçka, shumë ide dhe opsione janë në tavolinë
Next Article Me sistemin “Qyteti i Sigurt”, numri i viktimave në trafik është ulur me 40 për qind
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?