By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndahet çmimi “Gruaja evropiane e vitit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndahet çmimi “Gruaja evropiane e vitit”
Maqedoni

Ndahet çmimi “Gruaja evropiane e vitit”

admin
Last updated: 08/03/2024 14:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 mars – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsi, Ekipi Evropa dhe Kombet e Bashkuara (KB) në vend sot e kanë ndarë çmimin “Gruaja evropiane e vitit” për këtë vit. Çmimin e kanë marrë shtatë gra nga vendi, të njohura si krijuese të ndryshimeve në komunitetet e tyre.

Ky çmim është vendosur në vitin 2022 nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, si mënyrë që të njihen dhe promovohen barazia dhe mundësitë e barabarta si vlera themelore të BE-së.

Edicioni i dytë për këtë vit është organizuar nën patronazhin e Ekipi Evropa dhe Përfaqësia e KB-së në vendin tonë. Çdo kandidate është prezantuar nga anjë ambasadore nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat në vend.    

Euroambasadori Dejvid Gir në fjalimin e tij me rastin e ndajes së çmimit theksoi se 8 Marsi është dita kur flitet për rëndësinë e të drejtave të grave dhe për barazi gjinore. 

“Me këtë ngjarje duam të japim respekt për gratë që kontribuojnë për komunitetin e tyre dhe arrijnë progres, por edhe i thyejnë tabutë në shoqëri. Secila prej tyre është e shkëlqyer në mënyrën e saj dhe është inspirim për të gjithë ne. Barazia gjinore është vlerë evropiane, por edhe ndërkombëtare”, theskoi Gir.   

Kandidatja e parë Almira Fasli Muarem, aktiviste rome nga Shkupi sot u prezantua nga Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë.

Maria Duda Dibiaxhio, sipërmarrëse nga Kriva Pallanka – është e përfaqësuar nga shefi i zyrës së përfaqësuesit të BIE-së Bjorn Gabriel, Katerina Koteska-Stisniovska, avokate nga Manastiri – është e përfaqësuar nga spanjolli. Ambasadori, Hose Luis Losano Garsa, Ana Vitanova Ringaçeva, profesoreshë universitare nga Strumica – përfaqësohet nga ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain dhe Daliborka Zlateva, avokate për personat me aftësi të kufizuara nga Velesi – e përfaqësuar nga koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rosana Duxhiak.

Elmedina Abdullahi, avokate mjedisore nga Tetova, e cila është përfaqësuar nga ambasadorja greke, Sofia Filipidu tha se fjala e saj është “dashuria” – dashuria për jetesën, natyrën dhe fëmijët, sepse, siç tha, secila punë që punohet me dashuri çon drejt suksesit.

Gresa Mustafai, sportiste nga Struga – përfaqësuar nga ambasadori slloven, Gregor Presker, tha se e shikon veten si të fuqishme, të sinqertë dhe të motivuar. Mesazhi i saj për më të rinjtë është se nuk duhet të kenë frikë nga sfida e reja.

“Gruaja evropiane e vitit” është një çmim i krijuar në vitin 2022 nga Delegacioni i Bashkimit Evropian si një mënyrë për të njohur dhe promovuar barazinë dhe mundësitë e barabarta si vlera themelore të BE-së. Edicioni i dytë për vitin 2024 organizohet nën kujdesin e Ekipi Evropë dhe Përfaqësisë së KB-së në Maqedoninë e Veriut. 

You Might Also Like

Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu

Skandal në Onkologji? Përplasje mes mjekëve, pacientët në plan të dytë

Shtetasi rumun humbet të Matkë, gjendet në orët e para të mëngjesit

Rama: Shqipëria nuk do të vendosë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Drenusha Latifi reagon me një mesazh: Dhuna ndaj gruas është shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë
Next Article Ish-zëvendëskryeministri moldav: Rusia nuk u tërhoq kurrë nga Moldavia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu
Maqedoni
Skandal në Onkologji? Përplasje mes mjekëve, pacientët në plan të dytë
Maqedoni
Policia e Kosovës shqiptoi afër 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve
Kosovë
Shtetasi rumun humbet të Matkë, gjendet në orët e para të mëngjesit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?