By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucional bëjnë homazhe te varrezat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucional bëjnë homazhe te varrezat
Maqedoni

Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucional bëjnë homazhe te varrezat

admin
Last updated: 18/04/2025 11:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa bënë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.

Kryetari Rama nderoi sakrificën e dëshmorëve për lirinë dhe demokracinë e shtetit të Kosovës.

Ai tha se 18 prilli është dita kur nderohen dëshmorët e Prishtinës, për çka potencoi se të rënët për lirinë e Kosovës “do t’i kemi në zemrat tona”.

“Në këtë ditë madhështore, 18 prilli dita kur edhe i nderojmë dëshmorët, sidomos ata të rrethit të Prishtinës, të Gollakut. Jam këtu me komandant Remin dhe me shokët e tij, luftëtarët e UÇK-së që kemi ardhur së bashku dhe vijmë çdo herë në këtë ditë për të nderuar sakrificën e dëshmorëve, heronjve tanë. Njerëzve të mëdhenj, familjeve po ashtu që na kanë mundësuar që sot ta gëzojmë lirinë, demokracinë dhe të jemi në një fazë ku edhe planifikojmë për zhvillimin e të ardhmes, të vendit tonë, të popullit tonë. Lavdi të gjithëve. Kjo ditë do të jetë e tillë për çdo vit e mot, çdo herë. Dëshmorët e heronjtë tanë i kemi gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, tha Rama.

Ndërkaq, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) pas homazheve me bashkëluftëtarët e tij, tha se 18 prilli është një ditë e madhe për Prishtinën pasi nderohen dëshmorët e këtij vendi.

Ai theksoi se sakrifica e të rënëve do të nderohet përgjatë kohë.

“Sot është ditë e madhe për Prishtinën, është dita e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. I uroj të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, ushtarët e UÇK-së dhe qytetarët në përgjithësi… Po i nderojmë me ato mundësi që i kemi dhe do t’i nderojmë për gjatë”, tha Mustafa.

Për homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeveritar.

I njëjti nuk u prononcua për media.

Tek varrezat për homazhe erdhën edhe familjarë të dëshmorëve e qytetarë të tjerë. /Kp/Telegrafi/

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Histori pa shqiptarë – Programi i ri për klasën e VII-të i fshin shqiptarët nga tekstet shkollore
Next Article Reagona Ardiana Rama: Nuk jam në gjendje të bejë dicka të tillë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?