By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërpritet pa nisur mirë seanca për buxhetin, deputetët e opozitës nuk lejojnë Ramën të flasë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndërpritet pa nisur mirë seanca për buxhetin, deputetët e opozitës nuk lejojnë Ramën të flasë
Shqipëri

Ndërpritet pa nisur mirë seanca për buxhetin, deputetët e opozitës nuk lejojnë Ramën të flasë

admin
Last updated: 18/11/2024 11:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Punimet e Parlamentit në seancën maratonë të buxhetit të shtetit janë ndërprerë pa nisur ende. Shkak janë bërë protestat e deputetëve të opozitës në momentin që në foltore është ngjitur kryeministri Edi Rama.

Ata nuk kanë lejuar Ramën të flasë dhe për këtë ishte vetë kryeministri që kërkoi 5 minuta pushim, kërkesë që u miratua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Kuvendi do të diskutojë në një seancë maratonë dy ditore, buxhetin e vitit 2025. Seanca është parashikuar të nisë sot në orën 10:00, ndërsa votimi do të bëhet të martën pasdite.

Vitin e ardhshëm, buxheti pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit dhe që do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave.

Në opinionin e saj Banka e Shqipërisë gjatë miratimit në parim të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, e konsideron realist, por identifikon sektorët më problematikë që kërkojnë vëmendje të shtuar duke nisur nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, planin e investimeve, por edhe skemën e pensioneve.

Ndryshe nga disa vite më parë, opozita nuk e ka bojkotuar në debatet në Komisione. Deputetet e opozitës, por dhe mazhorancës ngritën edhe shqetësime të tjera sa i përket buxhetit të viti 2025. Reformimi i pagave, luftimi i informalitetit, bujqësia por dhe siguria kibernetike duhet të marrin më shumë vëmendje vitin e ardhshëm, sipas tyre.

Një ditë më parë “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, deputetja socialiste Blerina Gjylameti shpjegoi se përse u deshën 11 qeverisje të socialistëve dhe një vit elektoral që buxheti i shtetit të kapte këtë shifër.

Ndërsa opozita e ka cilësuar si buxhet që shkon për projekte korrupsioni. Në një reagim të disa ditëve më parë Gazment Bardhi deklaroi se qeveria vazhdon dhe paguan inceneratorë që nuk ekzistojnë apo kontrata korruptive në shëndetësi, ndonëse qytetarët përballen me mungesën e ilaçeve.

Në orarin e votimit, opozita ka paralajmëruar një protestë, që ka për qëllim të ndalojë miratimin e buxhetit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty
Next Article Me presh, patate dhe lopatë me vete, deputeti Dashnor Sula futet në Kuvendin e Shqipërisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?