By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet kushtetuese presin qeverinë në Sofje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndryshimet kushtetuese presin qeverinë në Sofje
Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese presin qeverinë në Sofje

admin
Last updated: 27/08/2024 21:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht – Nuk ka garancë që problemi me ndryshimet kushtetuese do të zgjidhet në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së re, gjë që ka qenë një ndër paralajmërimet e koalicionit VLEN. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, duhet qeveri politike në Sofje, që palët të mund të ulen të bisedojnë. Mickoski thotë se është i interesuar për zgjidhje të shpejtë por se kjo është rrugë me dy kahje.

“Ne jemi për zgjidhje. Ne jemi për zhbllokim të procesit eurointegrues dhe punojmë me angazhim për këtë agjendë. Megjithatë në anën tjetër duhet të kemi partner me të cilin do të mund të komunikojmë. Në tetor janë caktuar zgjedhjet atje, deri atëherë ata kanë qeveri teknike. Pas asaj shpresoj se do të kenë qeveri politike dhe me atë qeveri politike të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Afrim Gashi thotë se Kuvendi do të marrë rol aktiv në çështjen e ndryshimeve kushtetuese por procedura s’mund të fillojë deri sa nuk ka marrëveshje.

“Ne po tentojmë si Kuvend të marrim një rol më aktiv. Parlamenti është vendi ku do të duhet të ndodhin edhe realisht ndryshimet kushtetuese por zgjidhja e problemit konsiston në atë që në këtë çështje do të duhet të përfshihen më shumë palë. Ka të bëjë me shtetin fqinj Bullgarinë, me Bashkimin Evropian dhe deri sa nuk ka një zgjidhje konkrete nuk mund ta fillojmë si procedurë. Politikisht punojmë që të ketë një zgjidhje të pranueshme dhe përfundimisht të fillojë procesi”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Zgjedhjet në Bullgari do të mbahen në fund të tetorit. Shteti fqinj prej kohësh është me qeveri të përkohshme dhe janë ndërruar disa përbërje, në mungesë të një qeveria politike me mbështetje më të gjerë.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 1600 të zhdukur, Gara: Sfidë, mungesa e informacioneve të besueshme
Next Article Rritje vjetore e “kredive të gjelbra” prej 15% në qershor 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?