By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshon ligji për portet turistike/ I jepen me koncesion investitorit strategjik në zonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndryshon ligji për portet turistike/ I jepen me koncesion investitorit strategjik në zonë
Shqipëri

Ndryshon ligji për portet turistike/ I jepen me koncesion investitorit strategjik në zonë

admin
Last updated: 09/04/2026 20:39
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Vlorë, 9 prill Zhurnal.mk – Politika ndahet edhe për turizmin. Një shtesë ligji propozuar nga një deputete socialiste për portet turistike, përplasi mazhorancën me opozitën.

Kundrejt akuzave të opozitës për klientelizëm, deputetja socialiste e Vlorës, Zamira Sinaj shpjegoi pse e ka sjellë këtë propozim në parlament.

“Nuk është për të favorizuar, por për të lehtësuar investitorët strategjikë. I japim investimin, u themi portin do e bëjmë me garë, ndërkohë që porti është pjesë e projektit. Ikën investitori, dekurajohet, është ngërç, ne po heqim ngërçin, po lehtësojmë procesin.”

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi shtoi se kjo shtesë e ligjit, nuk lidhet me marinat e mëdha, por me porte të vogla turistike, që po ashtu ndihmojnë në zhvillimin e turizmit.

“Si jeni ju si PD kundër investimeve, ju jeni parti e djathtë. Detin e kemi parë gjithmonë si armik, sot është investim, janë para, miliona euro. Dhe madje ky ligj nuk bën fjalë për ato marinat e mëdha, në Vlorë, Durrës, Shëngjin, Sarandë. Ato janë strategji tjetër, kjo bën fjalë për porte të vogla, që mund të presin po ashtu jahte, na duhen me dhjetëra, kështu mbështeten dhe investitorët.”

Në një kohë kur investimi më i madh në turizmin shqiptar pritet të jetë ai i dhëndrit të Donald Tramp, Jared Kushner në Sazan. Opozita nxori proamerikanin dhe protrumpistin, Belind Këlliçi për të kundërshtuar ligjin, me argumentin se kësaj radhe bie ndesh me direktivat e BE.

“Kujt i shërben kjo? Pse po nxiton qeveria? Favorizon klientët e qeverisë dhe krimin e organizuar. Po dilni jashtë direktivave të BE, bie ndesh me BE kjo.”

Për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla problemi i opozitës me këtë ligj lidhet me gjenetikën e Sali Berishës.

“Ju në kohën tuaj nuk e kishit qejf detin, nuk e donit. Se ai në krye nuk vjen nga një vend me det. Edhe pse vetë me varkë shijonte detin e Jonit në Jug. Lërini këto mendësitë e varkëtarit të varkës së Enverit, por ejani te normat e reja, standardet e reja. Jemi konkurrentë në turizëm tani. Kush mendon që mund të dëmtojë ekonominë e vendit duke djegur, duke sulmuar godina me molotovë, dëmton ekonominë e shqiptarëve, dëmton ekonominë e turizmit”

Shtesa ligjore e deputetes socialiste synon që portet turistike të fitohen nga investitorët strategjik me koncesion, por pa konkurrim dhe pa konsultim publik, duke shmangur kështu ngërçin me projektin.

Aktualisht, një biznesmen fiton investimin strategjik në bregdet, projekton edhe portin turistik, por me legjislacionin aktual porti kalon në një procedurë tjetër me garë ku hyjnë dhe kompani të tjera për të konkurruar, çfarë mund ta tjetërsojë projektin fillestar.

Me shtesën ligjore, zgjidhet ngerci, dhe i jepet e drejta investitorit strategjik të ndërtojë dhe operojë në portin turistik sipas projektit bazuar tek kontrata e lidhur me shtetin per vitet e shfrytezimin te portit.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne
Next Article “Trafikantët shqiptarë po pastrojnë paratë e krimit”, Bardhi flet për raportin e DASH: Rama të vijë në Kuvend për lejet e ndërtimit që ka firmosur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?