By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike
Shqipëri

“Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike

admin
Last updated: 23/06/2026 21:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 qershor Zhurnal.mk – Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj.

Ndërkohë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.

Kërkesat e plota të protestuesve lexuar para Kryeministrisë:

Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, kërkojmë:

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

You Might Also Like

Humb jetën në det një 50-vjeçar në plazhin e Durrësit

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Kapet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa ose “Kazanova”, pritet ekstradimi në Shqipëri

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi

Reagon ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja
Next Article Trump thotë se Irani është pajtuar për inspektime të larta bërthamore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?