By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Angli po bëhet thirrje për ndalimin e aplikacioneve AI që krijojnë “imazhe seksuale të fëmijëve”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Në Angli po bëhet thirrje për ndalimin e aplikacioneve AI që krijojnë “imazhe seksuale të fëmijëve”
Teknologji

Në Angli po bëhet thirrje për ndalimin e aplikacioneve AI që krijojnë “imazhe seksuale të fëmijëve”

admin
Last updated: 28/04/2025 11:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisionerja për Fëmijët në Angli, Dame Rachel de Souza, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale që krijojnë imazhe seksuale të rreme (“deepfake”) të fëmijëve.

Një raport i ri tregon se vajzat adoleshente ndihen gjithnjë e më shumë të frikësuara për të postuar foto online, nga frika se mund të manipulohen në mënyrë digjitale.

Megjithëse krijimi i imazheve eksplicite të fëmijëve është i paligjshëm, vetë aplikacionet që mundësojnë këtë veprim mbeten të ligjshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe De Souza paralajmëroi se kjo teknologji po nxit një kulturë të rrezikshme mizogjinie dhe abuzimi, dhe kërkoi nga qeveria miratimin e një ligji të ri për AI që rregullon përdorimin e këtyre mjeteve dhe njeh abuzimin seksual me deepfake si një formë dhune ndaj grave dhe vajzave.

Avokatët thonë se forcat e rendit kanë vështirësi të përballen me shpërthimin e kësaj teknologjie, me një numër në rritje të adoleshentëve që po përballen me arrestime për eksperimente me deepfake.

Aktivistët po kërkojnë masa më të forta mbrojtjeje në kuadër të Aktit për Sigurinë Online, ndërsa shqetësimet për ndikimin psikologjik tek të rinjtë po shtohen.

Një zëdhënës i qeverisë tha se krijimi ose shpërndarja e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve të gjeneruara nga AI është “e neveritshme dhe e paligjshme” dhe se janë futur dispozita të reja ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

You Might Also Like

Xreal hap porositë paraprake për syzet Aura Android XR, çmimi nis nga 1,279 dollarë

Kompania franceze Sesterce planifikon ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro

Përdoruesit në BE do të presin ende për Siri AI, Apple ka një strategji interesante

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së urdhëron përdorimin e termit “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”

Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sofia Vergara merr vëmendje me dukjen, teksa shijon një natë vajzash në Madrid
Next Article Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?