By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të UT-së u mbajt ligjëratë teorike-praktike për mbrojtje nga zjarri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të UT-së u mbajt ligjëratë teorike-praktike për mbrojtje nga zjarri
Arsimi dhe Shkenca

Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të UT-së u mbajt ligjëratë teorike-praktike për mbrojtje nga zjarri

admin
Last updated: 15/04/2025 18:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara (FSHZ), u mbajt ligjëratë teorike-praktike me temën “Trajnim për zjarrfikje dhe mbrojtje nga zjarri”, dhe u organizua në bashkëpunim me kompaninë MATO, e cila prodhon aditivë dhe mveshje për materiale ndërtimore si dhe për njësitë përkatëse të shërbimeve të emergjencës.

Ky aktivitet, siç theksohet në kumtesë, kishte për qëllim rritjen e vetëdijes dhe aftësimin e studentëve për ndërhyrje në raste zjarri si dhe për projektimin e ndërtesave të sigurta ndaj kësaj dukurie. Në këtë trajnim u prezantuan mënyra të ndryshme për parandalimin e zjarrit dhe u demonstruan teknikat e zjarrfikjes, me qëllim që studentët të marrin njohuri praktike për menaxhimin e situatave emergjente.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, theksoi rëndësinë e integrimit të njohurive për mbrojtje nga zjarri në kuadër të programeve të studimit.

“Në lëndë të caktuara në FSHZ, përveç që i përgatisim studentët për projektim, i përgatisim edhe për projektimin e mbrojtjes kundër zjarrit. Zjarri është një dukuri që paraqitet shpesh nëpër objekte, me shumë shkaktarë, dhe qëllimi ynë është që përveç mënyrave për fikjen e zjarrit, t’i mësojmë edhe si t’i mbrojnë objektet që të mos vijë fare deri te zjarri” – u shpreh dekani i kësaj njësie akademike.

Ai shtoi se studentët mësojnë për përdorimin e materialeve ndërtimore të trajtuara me aditivë specialë që ulin rrezikun nga zjarri. Trajnime të tilla mbahen çdo vit akademik dhe janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSHZ-së për të përgatitur profesionistë të rinj, të aftë dhe të vetëdijshëm për sigurinë e mjedisit ndërtimor dhe mirëqenien e komunitetit.

You Might Also Like

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fetai riafirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për luftimin e korrupsionit
Next Article Kallëzim penal për një drejtor dhe një punëtor social në Qendrën ndërkomunale për punë sociale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?