By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në janar të vitit të ardhshëm nis funksionimi i kamerave të sigurisë në trafik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në janar të vitit të ardhshëm nis funksionimi i kamerave të sigurisë në trafik
Maqedoni

Në janar të vitit të ardhshëm nis funksionimi i kamerave të sigurisë në trafik

admin
Last updated: 21/02/2025 16:01
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Deri në fund të muajit prill pritet që në Kuvend të dorëzohen propozim ndryshimet në ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik, ndërsa zbatimi i sistemit “Safe City” planifikohet të fillojë më 1 janar të vitit 2026. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, tha se për të hyrë në funksion kamerat në trafik, duhet të ndryshohen së paku 5 ligje.

“Pres që periudha testuese që e kemi paralajmëruar, qytetarët do ta shohin se nuk është qëllimi të dënojmë qytetarët, por ta ndryshojmë kulturën në trafik. Do të zbatohet disa muaj, qytetarët do të marrin porosi, do të njoftohen kur do të bëjnë një shkelje të caktuar, dhe më pas i njëjti do të konstatohet, do të sigurohen se sistemi funksionon. Ndërsa prej 1 janar 2026, do të mundësojmë parakushtet ligjore, që ajo të jetë si duhet të jetë”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Por si do të parashikohet të funksionojë sistemi “Safe City”? Numri i targave lidhet me pronarin e makinës, dhe në rast të shkeljes, krijohet procesverbal me urdhërpagesë kundërvajtëse për pronarin, ndërsa me fotografi dokumentohet shkelja. Procesverbali dërgohet si njoftim përmes sms porosisë, apo adresës elektronike, te pronari i automjetit.

Brenda ka një lidhëz, apo siç njihet link, përmes të cilit merret procesverbali me urdhëresën për pagesën e shkeljes dhe fotografinë me të cilën është dokumentuar shkelja. Pas dorëzimit të njoftimit të parë, në afat prej 24 orësh dorëzohet njoftimi i dytë, ndërsa afati për marrjen e dokumenteve është 8 ditë. Nëse personi nuk i merr dokumentet nga linku, në afatin e paraparë, llogaritet se dorëzimi është i rregullt pa shkarkim dhe automatikisht fillon të rrjedh afati 8 ditor për pagesën e gjysmës së dënimit ose fillimit të procedurës gjyqësore. Pas përfundimit 8 ditor, nëse nuk është paguar dënimi, ose personi nuk ka filluar procedurë gjyqësore, urdhërpagesa e shkeljes ka fuqinë e dokumentit të ekzekutueshëm dhe paraqitet në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Nëse kryerësi e pranon shkeljen, ka afat 8 ditor që të paguajë gjysmën e dënimit pa shpenzime për procedurën. Nëse e pranon por nuk e paguan në afat prej 8 ditësh, atëherë duhet ta paguajë të gjithë dënimin pa shpenzime për procedurën. Ndërsa nëse nuk e pranon përgjegjësinë, ka të drejtë që në afat prej 8 ditësh, dokumentet që i ka marrë përmes njoftimit, t’i dorëzojë në gjykatën kompetente, që do të shërbenin si kërkesë për fillimin e procedurës së shkeljes. Nëse pronari i makinës nuk e ka drejtuar automjetin, gjatë kohës që është kryer shkelja, ai është i obliguar që në afat prej 8 ditësh të jep të dhënat e identitetit të personit që ia ka dhënë makinën. Këtë do ta bëjë në stacion policor, bashkë me personin që e ka kryer veprën, ose i vetëm. Pas kësaj, shfuqizohet procesverbali dhe urdhërpagesa për pronarin, dhe jepet urdhërpagesë e re për personin që e ka drejtuar automjetin. Për shkelje të përsëritura, propozohet që Gjykata të shqiptojë dënim për përfundim të vlefshmërisë së patentës së vozitjes. Kjo të ndodh nëse shoferi në periudhën prej 4 vitesh ka dy ndalesa të drejtimit me automjet të një kategorie të caktuar. Por si do të duken veprat penale në trafik. Ekspertët propozojnë që vepër penale të jetë tejkalimi me 50 kilometra në orë, mbi shpejtësinë e lejuar.

Vepër penale të jetë edhe drejtimi i makinës nën ndikimin e alkoolit, përdorimit të substancave narkotike, vozitja në drejtim të gabuar në bulevard ose autostradë, drejtim të makinës pa patentë shoferi. Për veprat penale “ drejtim i pamatur i automjetit” do të ketë dënim me burg dhe dënim në para si dhe shqiptim të obligueshëm të ndalesës për drejtim të automjetit. Ndërsa do të shqyrtohet mundësia edhe për marrjen e automjetit, nëse një person nuk ka patentë shoferi. /Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Integrimi i vendit, Siljanovska: SHBA, vendi i duhur për lobim
Next Article Bekë Berisha reagon pas deklaratave të Limajt: Zuzarë, nënshtrimin për interesa mos e shitni vlerë kombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?