By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në kërkim të “spiunëve”. Kuvendi i lë detyrë Autoritetit: Gjej ish-sigurimsat, rikontrollo edhe të “pastruarit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Në kërkim të “spiunëve”. Kuvendi i lë detyrë Autoritetit: Gjej ish-sigurimsat, rikontrollo edhe të “pastruarit”
Shqipëri

Në kërkim të “spiunëve”. Kuvendi i lë detyrë Autoritetit: Gjej ish-sigurimsat, rikontrollo edhe të “pastruarit”

admin
Last updated: 14/08/2024 14:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të vijojë me verifikimin e zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe ata që e kanë marrë në të shkuarën një certifikatë pastërtie. Në rezolutën për këtë institucion, Kuvendi kërkon gjithashtu bashkëpunimin me KQZ për gjetjen e mekanizmave ligjore për amendimin e Kodit Zgjedhor apo ligjit për partitë politike për të identifikuar dhe larguar ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nga zgjedhjet.

Kuvendi vijon t’i kërkojë Autoritetit të Dosjeve verifikimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë, përshirë edhe ata që kanë një certifikatë pastërtie. Rezoluta e miratuar në Parlament për këtë institucion i ka lënë për detyrë Autoritetit që të ketë me prioritet futjen në filtër të personave të pastruar nga komisionet Mezini e Bezhani: “Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2024 të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike për riverifikim të figurës së zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie nga komisionet “Bezhani” e “Mezini”.

Nga këto dy komisione të ngritura pas rënies së komunizmit kaloi kupola politike e kohës, ku një pjesë e protagonistëve të atyre viteve vijojnë të jenë në të njëjtin rol edhe sot, dhe nëpërmjet kësaj detyre, duket se Parlamenti kërkon të vetëpastrohet. Kjo dallohet edhe më shumë te detyra tjetër që Kuvendi i ka lënë Autoritetit, ku i kërkon bashkëpunimin me KQZ për identifikimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike për largimin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit nga politika aktive: “Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2024 të bashkëpunojë me KQZ-në për ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor ekzistues lidhur me integritetin e zyrtarëve, Kodit Zgjedhor, apo ligjit për partitë politike në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të angazhohet për verifikimin e të gjithë kandidatëve në zgjedhje”.

Rezoluta për Autoritetin tashmë ka hyrë në fuqi dhe nëse do të zbatohet apo jo, do të dallohet në raportimin e radhës të këtij institucioni përpara deputetëve.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama thërret ministrat në punë, më 28-29 gusht analiza e qeverisë, parlamentit dhe bashkive
Next Article Takim Mickoski-Grenell: Është shqyrtuar mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Çebren”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?