By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
Maqedoni

Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura

admin
Last updated: 14/09/2024 18:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Likovë, 14 shtator – Rrugë të zbrazëta, shtëpi të bukura por me dyer e grila të mbyllura, prindër të moshuar e familjarë të tjerë të mbushur me mall.

Kjo është atmosfera në fshatin Hotël të Komunës së Likovës, pas ikjes së mërgimtarëve.
Banorët thonë se me ikjen e tyre, mërgimtarët marrin me vete gjallërinë dhe harenë e fshatit, duke e lënë atë të shkretë e në mjerim.

“Është kënaqësi kur po vijnë, kur po ikin mjerim. Fshati po zbrazet, nuk ka rini, nuk ka lëvizje nuk ka qarkullim. Hotla dikund 900 familje I ka, po më duket gjysmë për gjysmë janë me mërgimtarë….04:43 Para shumë viteve, 2003-2007, në atë kohë kur kam qenë drejtor, Hotla ka pasur 560 nxënës, tash ka po dëgjoj, dikund 200 e diçka, domethënë për 17 vite, numri ka rënë për më shumë se 300”, tha një qytetar.

Në këtë rajon, në shumë familje tryeza shtrohet vetëm për dy të moshuar, kjo pasi të gjithë familjarët e tyre i kanë në mërgim. Ata e përjetojnë shumë keq faktin që nipërit dhe mbesat e tyre rriten larg syve të tyre.

“Po dy djem i kam, një në Gjermani, një e kam në Belgjikë,
-A keni ndonjë fëmi këtu?
– Jo vetëm unë dhe shoqja… kur po vijnë mirë, por kur po shkojnë, aspak mirë, po na lënë shumë si, krejt ka dy kemi mbet, shoqja dhe unë vetëm… Shumë keq valla, por çfarë të bëjmë, koha erdhi ashtu, të gjithë të rinjtë na ikën, kemi mbetur vetëm të moshuarit”, tha një tjetër qytetar.

“Djalin e vëllait e kam në Zvicër, dy vajza I kam një në Belgjikë një në Slloveni. Sot në mëngjes erdhi vajza prej Sllovenie, gëzohemi shumë, por kur po shkojnë shumë vështirë”, tha një qytetar.

“Ku është vendlindja më mirë është, normal kuptohet. Unë kam dal në rini herët, 23 vjet I kam pas, 45 vjet kam nejt atje, tash jam në pension, këtu po rri ma shumë, nga 8 muaj po rri, por familja e ndarë është, trupi kur ndahet nuk është e mirë kjo…. Djemt atje I kam, vajzën e kam atje, nipa, mbesa I kam të gjithë atje. Kemi dëshirë të kthehemi, por po e shihni vet”, shtoi një qytetar.

“Si vijnë, ashtu shkojnë, pothuajse të gjithë I kam atje. Ashtu po e çojmë disi. I kam nipat, e kam një djalë e, kështu”, tha një qytetar.

Fshati Hotël është vetëm një nga fshatrat e rajonit të Likovës që përjetojnë ndryshime të mëdha në këtë periudhë të vitit. Likova është rajoni me numrin më të madh të qytetarëve të cilët kanë emigruar jashtë vendit. Ndër arsyet kryesore për largimin e tyre janë mungesa e perspektivës, ekonomia e dobët lokale dhe mungesa e vendeve të punës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 400 mijë euro për stadiumin me ferra dhe shkurre në Veles
Next Article Fillimi i vitit shkollor, ka rritur numrin e të sëmurve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?