By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Krushevë fillojnë festimet për 121 vjetorin Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Krushevë fillojnë festimet për 121 vjetorin Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës
Maqedoni

Në Krushevë fillojnë festimet për 121 vjetorin Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës

admin
Last updated: 01/08/2024 08:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Krushevë, 1 gusht – Me një sërë solemnitetesh sot në Krushevë fillon festimi për 121 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Mbrëmë në Krushevë kanë arritur kalorësit nga të gjitha anët e Maqedonisë.

Sot nga ora 10 delegacionet do t’i vizitojë Shtëpinë përkujtimore të Kongresit të Smilevës dhe monumentin Damjan Gruev, ku do të përkulen dhe do të vendosin lule të freskëta.

Në ora 18.45 në qendër të Krushevës, para kishës “Shën Nikolla” do të priten kalorësit nga mbarë Maqedonia. Tradicionalisht, krushevasit do t’i presin mbështetësit e traditës nga Ditët e Ilindenit me buk e krip.

Në prag të hapjes së manifestimit kombëtar “10 ditët e Republikës së Krushevës” nga ora 20:00 në Gumenje, para monumenteve dhe memorialeve të tyre do t’u jepet respekt: ​​Vele Markovit, Pitu Gulit, Toshe Proeskit, në prehjen e tyre të përjetshme në Gumenje, luftëtarëve të rënë përballë monumentit te Varrezat partizane, luftëtarëve të Ilindenit 1903, në kriptën në kompleksin memorial të Ilindenit.

Në hapjen zyrtare të manifestimit “10 ditët e Republikës së Krushevës”, nga ora 20:00 në Gumenje, do të lexohet Manifesti i Krushevës dhe do të ngrihet flamuri i Republikës së Krushevës. Në hapje pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristoski dhe kryetari i manifestimit, si dhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov.

Manifestimi do të përcillet me fishekzarre, program kulturoro-artistik dhe sulm të improvizuar në Krushevë, si dhe përkujtim i ditëve të Ilindenit dhe Republikës së parë në Ballkan.

Festimi qendror për 121 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës janë më 2 gusht. Do t’i bëhen homazhe kryetarit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, në prehjen e tij të përjetshme në Makedonium, luftëtarëve të rënë tek vendi Sliva, ndërsa në kujtim të tyre do të mbahet edhe meshë në kishën “Shën Nikolla” të Krushevës. Festimi qëndror është në Meçkin kamen në ora 12:30 ku do të drejtohet kryeministri Hristian Mickoski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një i burgosur gabimisht në Missouri është liruar pas 34 vitesh – dhe jashtë po e priste gruaja e tij
Next Article Gushti nis me temperatura të larta në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?