By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në maj të vitit të ardhshëm do të lëshohet në përdorim gjysma e parë e autostradës Kërçovë-Ohër, paralajmëron Mickoski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në maj të vitit të ardhshëm do të lëshohet në përdorim gjysma e parë e autostradës Kërçovë-Ohër, paralajmëron Mickoski
Maqedoni

Në maj të vitit të ardhshëm do të lëshohet në përdorim gjysma e parë e autostradës Kërçovë-Ohër, paralajmëron Mickoski

admin
Last updated: 01/10/2024 14:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 tetor  – Ka progres në realizimin e autostradës nga Kërçova deri në Ohër, po punohet çdo ditë dhe pres gjysmën e parë të autostradës nga fshati Arbinovë deri në Ohër, me përjashtim të një pjese të vogël tek fshati Botun të vihet në përdorim deri në maj të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Potencoi se deri në fund të vitit 2026, siç u premtua në fushatë, kjo autostradë të jetë plotësisht funksionale.

“Trashëguam një situatë kataklizme me projektet e infrastrukturës. Më në fund këto dy kilometra të ‘famshme’ të autostradës për në Bllacë kanë përfunduar dhe së shpejti do të vihet në përdorim. Kanë mbetur rreth 10 kilometra për t’u përfunduar. Ne kemi një plan të qartë se si ta zbatojmë atë përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Ai projekt së shpejti do të fillojë të realizohet”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri me rastin e 100 ditëve punë të qeverisë së re.

Theksoi se emra të njohur të cilët janë të afërt me BDI-në ndodhen në trasenë e këtyre 10 kilometrave të autostradës.

“Por, është ajo që është. Sfida ka dhe ne do t’i zgjidhim ato. Nga ajo gjendje kataklizme që trashëguam po ndodhin ndryshime të mëdha. Është lënë situatë e tmerrshme edhe me projektet që kanë të bëjnë me korridoret 8 dhe 10 për të cilat përveç avansit prej 300 milionë euro nuk pati asnjë progres…”, potencoi Mickoski.

Paralajmëroi se po përfundon ndërtimi i autostradës ekspres Çatal-Dlaboçicë-Kriva Pallankë e cila është pjesë e korridorit 8 që duhet të lidhë Kumanovën me vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë. Po marrin fund, siç tha edhe punimet në autostradën Gradsko-Rosoman-Farish dhe janë në përfundim dhe pritet që deri në fund të vitit të lëshohet në përdorim.

You Might Also Like

Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN

Deputetja Mimoza Musa nuk i’u bashkangjit delegacionit të Taravarit në Tiranë?

Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!

LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar

Maturantët defilojnë në Strugë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pavarësia e bankave qendrore në rajonin e EJL-së mundësoi uljen e inflacionit në shkallë njëshifrore
Next Article Eman Rrahmani e Visar Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja, prezantohet Lista për Familjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?