By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në mesnatë përfundoi mbledhja e nënshkrimeve. Zyrtarisht shtatë kandidat në garë për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në mesnatë përfundoi mbledhja e nënshkrimeve. Zyrtarisht shtatë kandidat në garë për president
MaqedoniTOP LAJM

Në mesnatë përfundoi mbledhja e nënshkrimeve. Zyrtarisht shtatë kandidat në garë për president

admin
Last updated: 09/03/2024 21:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 mars – Në mesnatë skadoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet presidenciale që filloi më 23 shkurt. Zyrtarisht në garë janë 7 kandidatë për zgjedhje presidenciale, rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill të këtij viti.

Sipas të dhënave të KSHZ, deri më 7 mars ora 20, nga 15 kandidatët e paraqitur për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, deri më tani 10 mijë nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja, i cili ka 22 413 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së – 28 086 nënshkrime, Bujar Osmani nga BDI – 11 085 nënshkrime, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptarë VLEN 10 708 nënshkrime, kandidati i GROM-it Stevoç Jakimovski – 11 292 nënshkrime, Maksim Dimitievski, lider i partisë ZNAM – Për Maqedoninë tonë – 11 605 nënshrkime dhe Blijana Vankovska Cvetkovska nga Levica – 10 568 nënshkrime.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Unioni Demokratik Boshnjak ka 3 243, Vello Markovski 1 668 nënshkrime, Gjorgji Manaskov 496, Zorica Cvetkovska 293, Gospodin Poposki 147, Goce Ristov 6 dhe Dragan Nikollovski 8 nënshkrime. . Deri më tani, sipas KSHZ-së, nuk ka asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.

Mbledhja e nënshkrimeve është bërë në të gjitha zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 pushteteve lokale dhe te noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatit për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur parashtrues i listës së kandidatit për president janë deputetë, është e nevojshme që mblidhen së paku 30 nënshkrime nga deputetët.

Listat e kandidatëve për President të shtetit, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ziadin Sela pritet në bastionin e Aleancës për Shqiptarët në Vrapçisht
Next Article VMRO e LSDM përplasen sërish për Bullgarinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?