By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në tetor pritet të miratohet ligji që vendos filtra për emërimet në pozitat drejtuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në tetor pritet të miratohet ligji që vendos filtra për emërimet në pozitat drejtuese
Maqedoni

Në tetor pritet të miratohet ligji që vendos filtra për emërimet në pozitat drejtuese

admin
Last updated: 02/02/2025 16:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Ligji për Shërbim të Lartë udhëheqës apo i njohur si ligji për Top Menaxhment, i cili parashikon të vendos kritere më të ashpra për zgjedhjen e drejtorëve, pritet që të miratohet në tetor të këtij viti. Qeveria, ka futur në programin qeveritar për vitin 2025, ndërkaq në arsyetimin e saj thuhet se ligji miratohet pasi në legjislativin e vendit nuk ekziston kufizim i qartë mes nivelit politik dhe profesional, gjegjësisht nuk është qartë i definuar dhe përcaktuar fushëveprimi për shërbimin e lartë udhëheqës.

“Me Ligjin për Shërbim të Lartë Udhëheqës, do të vendoset procedurë e njëjtë për emërimin në pozitë udhëheqëse, profesionalizim në pozitat udhëheqëse – të ndarë nga menaxhimi politik, me përgjegjësi politike. Qëllimi kryesor i vendosjes së Shërbimit të Lartë Udhëheqës është avancimi i shërbimeve publike, kontribut më i madh për modernizimin e administratës shtetërore dhe përforcim të qeverisjes së mirë si parim imanent në punën e administratës publike”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ligji, premtohet thuajse një dekadë, ndërkaq angazhimin për miratimin e tij e ka filluar ish ministria Damjan Mançevski, por nuk pati sukses. Më tej, edhe ministrat Jeton Shaqiri, Admirim Aliti dhe Aziur Aliu, si ministra të Shoqërisë Informatike dhe Administratës u angazhuan dhe premtuan miratimin e të njëjtit, megjithatë edhe ata nuk patën sukses. Tani, ligji premtohet se do të miratohet në kohën kur me Ministrinë e Administratës udhëheqë ministri Goran Minçev.

Ekspertët vazhdimisht kanë kritikuar për zvarritjen e miratimit të ligjit. Sipas tyre, kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik, por dhe frikës nga humbja e ndikimit në pushtet. Partitë, sipas ekspertëve, me miratimin e një ligji që i detyron institucionet të zgjedhin drejtorë profesionistë dhe jo militantë partiake humbin kontrollin e lojalitetit të anëtarësisë partiake, të cilët kanë apetite për t’u shpërblyer me ndonjë vend drejtori si këmbim për angazhimin e tyre për të mbledhur vota.

Për nevojën e miratimit të këtij ligji, ka alarmuar dhe sektori civil, ndërkaq plotësisht, miratimin e tij e kërkon dhe Komisioni Evropian. Zgjidhja ligjore, parashikon vendosjen e një filtri për të parandaluar emërimet partiake nëpër drejtori dhe sekretariate pa kualifikim përkatës. Megjithatë, mbetet e paqartë se cili version i propozim-ligjit do të miratohet, pasi në debate publike disa herë ka pasur ndryshime. Sidomos, në versionin e fundit, i cili zbuti kriteret rigoroze të filtrimit të kandidatëve që parashikonte versioni i vitit 2019-të. /Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane në dialogun Kosovë-Serbi?
Next Article Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?