By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Tetovë u ekspozuan vetura të vjetra të njohura si Oldtimer
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Në Tetovë u ekspozuan vetura të vjetra të njohura si Oldtimer
Auto

Në Tetovë u ekspozuan vetura të vjetra të njohura si Oldtimer

admin
Last updated: 10/11/2024 17:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Që me mëngjes herët sheshi Iliria në Tetovë, u mbush me makina të vjetra.

Përveç nga vendi, makina të vjetra apo të njohura si “Old Timer”, sollën edhe individë por edhe klube nga Kosova.

“Ideja që lindi që ne këtë manifestim ta mbajmë sot në Qytetin e Tetovës ka të bëj me atë se ne posedojmë vetura retro të vjetra trashëgimi prej prindërve dhe kemi marrë pjesë në shumë vende në tubime. Nga këtu lindi ideja që si tetovar ta kemi klubin tonë”, tha Ismail Zejneli, organizator.

Makina më e vjetër e ekspozuar sot për herë të parë në Maqedoni, ishte Fiat Balilla, e cila edhe pse ishte e vitit 1932, ishte në gjendje të mirë.

“I pari pronar është nga Reka. Kjo makinë është shfrytëzuar në vitin 1961 për incizimin e filmit Vera e Qetë që është edhe komedia e parë e vendit. Makinën e bleva në 2021 por nuk ishte në gjendje vozitjeje por vetëm si eksponat. Herën e fundit është vozit në vitet e tetëdhjeta dhe nga atëherë sivjet makina është kthyer në gjendje vozitje me ndihmën e Zoti Aces nga Kumanova”, u shpreh Stefan Gjorçev, pronar veture.

Fshati Siniçan i Tetovës ka shumë kolekcionues të makinave të vjetra. Nazmiu, dhe Naseri ishin dy nga shumë të rinjtë koleksionues të makinave të vjetra, që ekspozuan Ladën Ruse por edhe Bubën e famshme gjermane.

“Është Lada e Rusisë viti 1979. Ka dy muaj që e kam blerë. Mjafton vullneti ti duash makinat e vjetra dhe ia arrin. Kjo më ka tërheq më shumë e pëlqyem më shumë”, deklaroi Naser Ismaili, pronar veture.

“Është volksëagen BUBA, viti 1972, 52 vjeçe 2000 kubik prodhim gjerman. Është e tëra me pjesët e veta vetëm motori është korrigjuar, tjera gjëra s’ka nevojë. Këtë makinë e kam tash e tre vjet dhe besoj do e mbaj”, u shpreh Nazmi Ibishi, pronar veture.

Kjo ekspozitë që pritet të bëhet tradicionale përfundoi me shumë vizitor por edhe klube të vendit dhe Kosovës, që ekspozuan makinat e tyre.

You Might Also Like

Bien shitjet globale të Toyotas pasi lufta në Iran ndërpret prodhimin

Një “raketë” elektrike me katër rrota, McMurtry prezanton Speirling Pure

Porsche prezanton një veturë të re garash 911

Evropa “ndryshon drejtim”, shitjet e makinave elektrike tejkalojnë ato me benzinë

Familja padit Tesla-n pas vdekjes së një gruaje në aksident me Autopilot në Teksas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A e dini për mega-kalkulatorin që është praktikisht një kompjuter?
Next Article Surprizë për biologët: Një pinguin perandor u shfaq në një plazh në Australi, mijëra kilometra larg Antarktidës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?