By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Universitetin e Tetovës filloi viti i ri akademik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Në Universitetin e Tetovës filloi viti i ri akademik
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Në Universitetin e Tetovës filloi viti i ri akademik

admin
Last updated: 01/10/2024 22:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 1 tetor – Universiteti i Tetovës sot përmes një pritjeje solemne të studentëve, zyrtarisht e filloi vitin e ri akademik 2024/2025. Studentëve nga vendi, Kosova dhe Shqipëria të cilët ndodheshin në sheshin e Rektoratit, mirëseardhje në emër të stafit drejtues, akademik dhe administrativ, u uroi Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Ai i falënderoi studentët për besimin që kanë ndaj Universitetit të Tetovës për formësimin e tyre profesional dhe akademik dhe tha se kjo vendosmëri e studentëve është dëshmia më e mirë se për nga historia, Universiteti i Tetovës është arritja më e madhe e shqiptarëve të këtyre trevave dhe se gjatë rrugëtimit u ka prirë shumë proceseve dhe organizimeve të mëdha kombëtare politike e shoqërore. “Është një nder i veçantë për mua në cilësinë e Rektorit të këtij tempulli të dijes t’ju përshëndes sot, në prag të fillimit të këtij viti të ri akademik. Ky moment kaq i rëndësishëm dhe emocionues, le t’ju shërbejë si motiv gjatë gjithë periudhës së studimeve deri në realizimin e ëndrrës suaj. Rruga e dijes është e mbushur me shumë sfida dhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm se çdo vit akademik sjell me vete risi dhe mundësi të shumta për të mësuar gjëra të reja, për të sfiduar veten dhe për të zgjeruar horizontet tuaja. Ju do të përballeni me sfida, vështirësi, sakrificë, mund e përpjekje, por edhe me shumë arritje dhe suksese që do ta formojnë karakterin tuaj dhe do t’ju përgatisin për të ardhmen si profesionistë të dalluar. Është e rëndësishme të mbani mend se suksesi nuk është gjithmonë në fund të rrugës, por në vetë procesin e përpjekjes.” – theksoi Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Ai ndër të tjera shtoi se Universiteti i Tetovës është i përkushtuar për t’i udhëhequr dhe mbështetur studentët në rrugën e dijes dhe të kërkimit shkencor, duke u përpjekur që vazhdimisht të krijohet për ta një mjedis më i mirë arsimor për të arritur qëllimet e tyre akademike. Në përmbyllje të fjalës së tij, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli u uroi studentëve një vit të mbarë me përvoja frytdhënëse dhe eksperienca të ndryshme. Ai po ashtu i inkurajoi ata që të përqafojnë çdo sfidë me guxim dhe kurajë, dhe të mos ndalen kurrë së ndjekuri qëllimet e tyre.

Procesi mësimor-shkencor ka filluar sot solemnisht edhe në Fakultetin e Administrimit të Biznesit të Universitetit të Tetovës në Kumanovë, ku studentët janë pritur nga dekani, Prof. Dr. Llokman Hebibi dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi.

Në pritjet solemne janë shpërndanë edhe indeksat për studentët e rinj në trembëdhjetë njësitë akademike të Universitetit tonë.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH: Takim me strukturat në Haraçinë, bastionin e Aleancës për Shqiptarët
Next Article Kina kulturore në foto

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?