By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në vitin 2024 u konfiskuan mbi 272 mijë mallra të falsifikuara në vlerë 12.5 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në vitin 2024 u konfiskuan mbi 272 mijë mallra të falsifikuara në vlerë 12.5 milionë euro
Maqedoni

Në vitin 2024 u konfiskuan mbi 272 mijë mallra të falsifikuara në vlerë 12.5 milionë euro

admin
Last updated: 28/04/2025 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në vitin 2024 janë konfiskuar mbi 272 mijë mallra të falsifikuara në vlerë të përgjithshme 12.5 milionë euro, bëri të ditur përfaqësuesi i Doganës së Kosovës, Driton Azemi, raporton Ekonomia Online.

Këtë të dhënë e paraqiti  në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, që e shënoi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Pronësi Industriale.

“Dogana e Kosovës që nga fillimi ka marrë përgjegjësitë dhe rolin e saj me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe i ka kryer të gjitha detyrat e saj. Këtu po e veçoj se vetëm gjatë vitit 2024 ne kemi shqyrtuar 148 kërkesa për veprim doganor në fushën e të drejtave pronësisë intelektuale, ndërkaq 601 kërkesa që kanë të bëjnë me marka tregtare si dhe 40 kërkesa për të drejtat e autorit. Si rezultat i këtij angazhimi dhe falë bashkërendimit të ngushtë me të gjithë akterët të  tjerë relevantë gjatë vitit 2024 Dogana e Kosovës ka iniciuar 805 raste për verifikimin e mallrave me dyshim për shkelje të pronësisë intelektuale. Ka arritur të konfiskojë mbi 272 mijë artikuj të cilët pas verifikimit janë konstatuar si mallra të falsifikuara me një vlerë të përgjithshme prej 12.5 milionë euro”, tha Azemi.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se qeveria e ka kuptuar rëndësinë e pronësisë intelektuale, andaj atë e ka shndërruar në politikë publike konkrete.

“Përmes markave tregtare kanë avancuar në ruajtjen e pronësisë intelektuale, derisa përmendi se janë zgjidhur 741 raste të shkeljeve ndër vite të markave tregtare. Pronësia intelektuale është e rëndësishme në shekullin e teknologjisë dhe revolucionit industrial. Pronësia intelektuale është shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të Kosovës”, tha Hajdari.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Prishtinës rifilloi punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, me gjithë ndalimin nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
Next Article Muharremi: Mirë t’u tregohet njerëzve se në veri nuk shtrenjtohet rryma

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?