By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkrim i marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkrim i marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese
Maqedoni

Nënshkrim i marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese

admin
Last updated: 12/11/2024 08:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski dhe dhe pronari dhe menaxheri të Breinçajld, Ralf Hening Grosel, do të nënshkruajnë dy marrëveshje të pavarura për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese, që do të realizohen paralelisht nga të dy subjektet juridike.

Breinçajld është një kompani e krijuar si një investim i përbashkët nga një grup investitorësh nga Gjermania dhe Holanda, që krijojnë një prodhues global të pajisjeve sportive me cilësi të lartë për sportet ujore dhe ato me erë. Produktet përfshijnë krahë, vela dhe pajisje shtesë për fluturim dhe surf në ujë.

Breinçajld është një kompani inovative që kombinon njohuritë teknike dhe përvojën praktike në të gjithë procesin e prodhimit, duke i kushtuar njëkohësisht vëmendje të madhe praktikave të qëndrueshme të prodhimit dhe ekonomisë rrethore në të gjithë ciklin e prodhimit.

Brendi Breinçajld ka themeluar dy kompani në Maqedoni dhe atë: Breinçajld Produksion në vitin 2020 dhe Breinçajld Prodhim në vitin 2022.

Breinçajld Produksion është një kompani që merret me aktivitete kërkimore dhe zhvillimore të produkteve të reja duke përdorur lëndë të para unike për të krijuar një material specifik të nevojshëm për prodhimin e pajisjeve për sportet e erës dhe ujit. Investimi ndodhet në Manastir, në një objekt ekzistues prej 1.500 m2.

“Breinçajld Produksion paraqiti një letër qëllimi dhe plan afarist për realizimin e projektit të investimit për kërkim industrial në fillim të vitit 2024. Plani i investimit përfshin investime në përshtatjen e një laboratori për kërkime dhe zhvillim dhe blerjen e pajisjeve dhe makinerive moderne. Sipas planit afarist dhe marrëveshjes për ndihmë shtetërore, është paraparë që kompania të investojë një shumë totale prej të paktën 2,500,000 euro gjatë një periudhe prej 5 vitesh dhe parashihet të krijojë rreth 40 vende të reja pune me kualifikime të larta”, informuan nga Qeveria.

Nga ana tjetër, Breinçajld Prodhim është kompania që merret me prodhimin serik të pajisjeve dhe elementeve.

“Plani i pronarëve është ndërtimi i një objekti tërësisht të ri prej 3000 m2 në zonën industriale Zhabeni afër Manastirit dhe të punësojnë rreth 200 persona. Sipas planit të investimit, ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2025 dhe cikli i investimeve prej rreth 8.500,000 euro të përfundojë brenda pesë viteve të ardhshme. Pavarësisht ndërtimit të objektit të ri të vetin, synimi i kompanisë është të ruajë dhe përmirësojë laboratorin ekzistues për zhvillimin e produkteve të reja dhe proceseve të prodhimit, si dhe për testimin dhe krijimin e materialeve të qëndrueshme”, njofton Qeveria.

Si pjesë e aktiviteteve për lidhjen me komunitetin lokal, Breinçajld ka hapur një shkollë të specializuar për qepjen e materialeve të avancuara që shërben si një qendër trajnimi për aktivitetet e planifikuara të kompanisë. Përveç kësaj, brendi Brainchild është i përkushtuar ndaj një procesi të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit përmes prodhimit me materiale të ricikluara si lëndë të para dhe proceseve që eliminojnë disa praktika standarde të prodhimit të dëmshme për mjedisin.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit dhe pronarit dhe menaxherit të Breinçajld.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Perspektivë për të ardhme të përbashkët” – ngjarje ku do të diskutohet për procesin e inkuadrimit të vendit në BE
Next Article Konferenca për e-tregti me më shumë se 700 mysafirë vendorë dhe të huaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?