By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet marrëveshja për park fotovoltaik në Belsh, Balluku: Rol kyç në rritjen e kapaciteteve energjetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nënshkruhet marrëveshja për park fotovoltaik në Belsh, Balluku: Rol kyç në rritjen e kapaciteteve energjetike
Shqipëri

Nënshkruhet marrëveshja për park fotovoltaik në Belsh, Balluku: Rol kyç në rritjen e kapaciteteve energjetike

admin
Last updated: 22/07/2025 14:30
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Tiranë u nënshkrua sot marrëveshja e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut fotovoltaik të Belshit.

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi rëndësinë e energjisë së rinovueshme dhe pavarësisë energjetike për Shqipërinë.

Sipas saj, ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të luajë një rol kyç në rritjen e kapaciteteve energjetike dhe reduktimin e emetimeve të CO2 në vend.

Balluku theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe në promovimin e investimeve të gjelbra.

Ajo vuri në dukje se ky park fotovoltaik, me kapacitet 50 MW, do të ofrojë energji për rreth 50 mijë qytetarë dhe do të kontribuojë në uljen e 50 mijë tonëve të CO2 çdo vit.
Kjo, theksoi Balluku, është pjesë e strategjisë më të gjerë të qeverisë shqiptare për të zhvilluar energjinë e rinovueshme dhe për të forcuar pavarësinë energjetike.

Ministrja Balluku theksoi se Shqipëria është bërë një vend gjithnjë e më tërheqës për investimet në energjinë e rinovueshme, falë transparencës në ankandet e energjisë dhe një kuadri ligjor të favorshëm për zhvillimin e kapaciteteve private.

Ajo shtoi se ky projekt është një shembull i suksesit të bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me Bashkimin Europian, i cili ka mbështetur këtë iniciativë me një grant prej 9.58 milionë euro, ndërsa BERZH ka ofruar një hua prej 30 milionë euro.

“Projekti ka afate të mirëcaktuara. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes ne do të përgatitemi për thirrjen ndërkombëtare të ndërtimit të këtij parku, dhe në një periudhë gjashtëmujore kompania fituese duhet të dorëzojë projektin e detajuar dhe më pas 12 muaj janë të mjaftueshëm për ndërtimin e kësaj vepre. Për t’u ndalur vetëm për një çast, ne ashtu siç e thashë dhe më lart, tashmë kemi krijuar një traditë dhe kemi krijuar padyshim edhe një emër të mirë në tregun ndërkombëtar për sa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme këtu në vendin tonë”, deklaroi Balluku

Sipas ministres, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për të rritur kapacitetet eksportuese të energjisë përmes linjave të interkonjeksionit me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

“Projektet për rritjen e kapaciteteve eksportuese të vendit përmes linjave të interkonjeksionit, si ajo me Maqedoninë e Veriut, që shpresojmë të marrë rrugë sa më parë nga ana maqedonase, kur i gjithë ndërtimi në territorin shqiptar duhet të përfundojë sipas kontratës në semestrin e parë të 2026-ës, shpresojmë që pala maqedonase të angazhohet me të njëjtin ritëm, duke qenë se kjo linjë interkonjeksioni është një nga plotet më të rëndësishme të Korridorit të VIII- të energjetik. Nga ana tjetër, ne jemi duke punuar ngushtësisht me qeverinë greke, për sa i përket dyfishimit të kapaciteteve deri në trefishim të tyre krahasuar me linjat e sotme të transmetimit. Por, ajo çka duhet shënuar është negociata që ne kemi nisur me shtetin italian për ndërtimin e linjës së transmetimit nënujore, që do ta kthejë Shqipërinë në një nga habet më të rëndësishme të transmetimit të energjisë dhe jo vetëm të prodhimit të energjisë së rinovueshme”, deklaroi Balluku.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përdorimit të hapësirave të papërdorura për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe angazhimin e bashkive të vendit në këtë proces.

“Ky projekt është një tjetër hap përpara në realizimin e vizionit të Shqipërisë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të gjelbër”, deklaroi Balluku.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Do të ketë rritje lineare të pensioneve
Next Article Slaveski: Rezervat devizore janë në duar të sigurta, arrijnë 4.6 – 4.7 miliardë euro, që është një pozicion plotësisht i përshtatshëm për vendin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?