By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fondacionin SIZIGIA për realizimin e trajnimeve për personat në rrezik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fondacionin SIZIGIA për realizimin e trajnimeve për personat në rrezik
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fondacionin SIZIGIA për realizimin e trajnimeve për personat në rrezik

admin
Last updated: 24/03/2025 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fondacionin SIZIGIA për realizimin e trajnimeve për personat në rrezik me qëllim përfshirjen e tyre në ndërmarrjet sociale dhe krijimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse

Në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve u nënshkrua Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe SIZIGIA Shkup – Fondacioni për krijimin e ekosistemeve, inovacioneve dhe bartjes së njohurive për zhvillim personal dhe afarist.

Me Memorandumin e nënshkruar nga ministri Fatmir Limani dhe znj. Suzana Trajkovska Koçankovska nga SIZIGIA, Ministria shpreh mbështetjen për aktivitetet e fondacionit përmes projektit “Mjellma e Zezë” – i cili ka për qëllim mbështetjen e personave në rrezik duke ofruar trajnime për përfshirjen e tyre në ndërmarrjet sociale dhe krijimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse në kontekstin e ndërmarrjeve sociale.

Projekti “Mjellma e Zezë” financohet nga Ministria e Politikës Sociale, Shëndetit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës së Austrisë, që ka filluar më 25.01.2025 me një periudhë zbatimi 12 mujore.

I njëjti zbatohet në bashkëpunim me Impact Hub Austria dhe Fondacionin SIZIGIA me synimin për të inkurajuar të rejat (15-24 vjeç) që nuk janë të punësuara, as në arsim apo trajnim (NEET), si dhe personat me aftësi të kufizuara, për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe mundësitë e punësimit përmes trajnimeve, punës praktike në kompani dhe sipërmarrje sociale.

Realizimi i aktiviteteve të projektit “Mjellma e Zezë” do të realizohet në Qendrën për Ndërmarrje Sociale, e cila me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i është dhënë në përdorim të përhershëm Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Realizimi i aktiviteteve është pa pagesë të kompensimit nga fondacioni për shfrytëzimin e Qendrës.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga ngjyrat te materialet: Si mund të duket kabina e veturës suaj të ardhshme?
Next Article Dita botërore për luftë kundër tuberkulozit, 290 raste në vend në vitin 2023

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?