By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëse kanë dëshmi, le t’i dorëzojnë, thotë Mickoski pas akuzave të LSDM-së për ikjen e Blerim Ramadanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nëse kanë dëshmi, le t’i dorëzojnë, thotë Mickoski pas akuzave të LSDM-së për ikjen e Blerim Ramadanit
MaqedoniTOP LAJM

Nëse kanë dëshmi, le t’i dorëzojnë, thotë Mickoski pas akuzave të LSDM-së për ikjen e Blerim Ramadanit

admin
Last updated: 22/08/2024 14:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Nëse kanë dëshmi, le të dalin dhe të shohim si do të përfundojë kjo, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, pas  akuzave nga nga LSDM  se ikja e Blerim Ramadanit është organizuar nga struktura të MPB-së.

Sipas Mickoskit, për analizim është shqetësimi tek LSDM dhe BDI, duke pasur parasysh se ky nuk është rasti i parë i këtillë dhe tashmë ka vendim nga Gjykata supreme.

“Ky nuk është rasti i parë, ka të ngjashëm në vitin 2016, në vitin 2019 dhe ka vendim nga Gjykata supreme kur praktikisht ata persona të cilët në mënyrë identike ishin në paraburgim ekstradues në bazë të fletë-arrestit që e dërgon Serbia, ishin lënë të lirë. Kjo që kemi shqetësim tek LSDM dhe BDI sepse gjykatësi partiak Pajaziti është i përfshirë në këtë rast, kështu që tentojnë tani intriga apo, do të thoja, krahasime të çuditshme të bëjnë dhe informata në formë pyetësore, me të vërtetë është për t’u analizuar. Nëse kanë dëshmi, nëse dinë se është ashtu, përse në formë pyetësore, le të dalin me pohim dhe le të shohim si do tëp përfundojë kjo”, deklaroi Mickoski pas vizitës në komunën Petrovec, ku mori pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e sallës sportive.

Për atë nëse ndërkohë kanë pasur ndonjë komunikim me autoritetet serbe, Mickoski tha se nuk kanë pasur.

Lidhur me akuzat nga opozita për vrasjen para QT “Mavrovasja” se institucionet nuk i kanë ndërmarrë të gjitha masat me kohë, Mickoski tha se ajo që është më me rëndësi, është që “tashmë një seri kriminelësh dhe gjykatësish dhe prokurorësh të korruptuar para ligjeve dhe institucioneve”.

Tha se është mirë që sipas matjeve të fundit në gusht që i bëjnë si parti, rritet besimi i qytetarëve në institucione.

“Për herë të parë kemi më shumë bashkëqytetarë të cilët besojnë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të kësaj Qeverie, se sa që nuk besojnë. Dhe ky është vetëm edhe një shkak të vazhdojmë të luftojmë me këta kriminelë pa dallim nëse janë kriminelë të këtillë apo kriminelë në politikë. Dhe së shpejti prej sot të gjithë të cilët kanë gabuar para ligjit do të nxirren para drejtësisë, përfshirë edhe ato grupe të cilat në kohë të fundit tentojnë të jenë aktivë në nëntokën e Shkupit, i ndjekim edhe ata”, deklaroi Mickoski.

LSDM sot në konferencë për shtyp akuzoi se ikja e Ramadanit është organizuar nga struktura të MPB-së dhe të punësuar në institucione dhe u bëri thirrje Qeverisë dhe MPB-së të tregojnë se kush e ka organizuar dhe mundësuar ikjen. Deputeti Mitko Trajçuleski tha se nëse Qeveria dhe MPB në 24 orët e ardhshme nuk deklarohen publikisht ta tregojnë të vërtetën për tërë organizimin e ikjes së Ramadanit se LSDM do t’i kumtojë të gjitha informatat nga informatorët që i kanë marrë. Kërkon autoritetet të përgjigjen nëse është se saktë se Ramadani më 10 dhe 14 gusht lirisht e ka kaluar kufirin me Kosovën.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ngjarja në Memaliaj, Çipa: Arrestohen dy autorët e vrasjes së 72-vjeçarit Ajdini
Next Article Komediani Romesh Rangathan tregon tatuazhin me shqiponjë në emisionin britanik, Rita Ora reagon e habitur: O Zot, është shqiponja jonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?