By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër pritet të jenë gati rezultatet e obduksionit të Vedat Ademit i cili vdiq në Spitalin e Kumanovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nesër pritet të jenë gati rezultatet e obduksionit të Vedat Ademit i cili vdiq në Spitalin e Kumanovës
Maqedoni

Nesër pritet të jenë gati rezultatet e obduksionit të Vedat Ademit i cili vdiq në Spitalin e Kumanovës

admin
Last updated: 14/05/2025 00:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Nesër pritet të përfundojnë rezultatet e obduksionit të 32-vjeçarit Vedat Ademi i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, dhe të njëjtat të dorëzohen në Prokurori. Kështu ka bërë të ditur për Portalb.mk, drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov.

“Deri të mërkurën duhet të përfundojnë dhe t’i dërgojmë në Prokurorinë Themelore Publike”, deklaroi për Portalb Stankov.

Më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska tregoi se kanë marrë vetëm raportin e komisionit të posaçëm të ngritur përmes Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, dhe jo atë të Mjeksësisë Ligjore.

Ajo pati thënë se të dyshuarit mund të akuzohen për njërën apo të dy veprat penale: “Mjekim i pandërgjegjshëm i të sëmurëve” dhe tjetra “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.

Por, për të ngritur akuzën, prokuroria është në pritje të raportit të autopsisë.

Kujtojmë se 32-vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte shkuar për kontroll pasi ishte ankuar për probleme me stomakun.

Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllain e të ndjerit, ata thanë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar, Zoran Gjeorgjievski.

Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë.

Policia e konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë ishte dorëzuar për obduksion dhe ende priten rezultatet.

Më 19 mars Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi drejtorin Stefan Trajanovski, në vend të tij u caktua Sasho Stoshevski.

Pas obduksionit pritet të qartësohet përgjegjësia e mjekut kujdestar.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Dikush del, dikush hyn”, Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja
Next Article Syrija Rashidi: Lëvizja e ASH-së po shitet si mister, por mund të rikthejë Ali Ahmetin në kalë të bardhë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?