By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga biolog në aktor të Hollywoodit, legjenda havaiane Jason Momoa feston ditëlindjen e 45-të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Nga biolog në aktor të Hollywoodit, legjenda havaiane Jason Momoa feston ditëlindjen e 45-të
Showbizz

Nga biolog në aktor të Hollywoodit, legjenda havaiane Jason Momoa feston ditëlindjen e 45-të

admin
Last updated: 01/08/2024 12:04
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Jason Momoa sot feston 45-vjetorin e tij. I lindur në Hawaii në vitin 1979 si djali i një havaiani dhe një nëne me prejardhje gjermano-irlandeze, ai shpesh shpreh krenarinë për gjakun e tij havaian në mediat ndërkombëtare. Si fëmijë, nuk kishte menduar kurrë se do të merrej me aktrim, pasi dashuria e tij e parë ishte deti.

Në fakt, Momoa diplomoi në biologji dhe ekologji detare dhe planifikonte të përkushtohej në studimin e gjitarëve detarë, por gjithçka ndryshoi në vitin 1998 kur dizajnerët Eric Chandler dhe Takeo Kobayashi e vunë re dhe e futën në botën e modelingut.

Roli i tij i parë erdhi në vitin 1999 në serialin e njohur “Baywatch”, duke i hapur dyert në botën e Hollywood-it. Ai vazhdoi të ndërtojë karrierën e tij përmes serive dhe filmave të ndryshëm televizivë. Përparësia e madhe në karrierën e tij erdhi kur mori rolin e Khala Drogo në serinë “Game of Thrones”. Performanca e tij si luftëtar i famshëm i solli atij famë ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jason Momoa (@prideofgypsies)

 

Gjeneratat e reja e njohin për rolin e tij në filmin “Aquaman”, ku luajti së bashku me Amber Heard. Mediat ndërkombëtare raportuan se filmi fitoi mbi një miliard dollarë. Variety publikoi detajet e shënimeve të terapistes Dawn Hughes, të cilat ishin përdorur gjatë gjyqit të aktores së famshme dhe ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp. Amber, ndër të tjera, foli për xhirimet e “Aquaman 2”.

Ajo pretendoi se Jason e provokonte qëllimisht gjatë xhirimeve të filmit duke u veshur si Johnny Depp. Ajo tha se ai madje mbante dhe unaza si ai dhe përpiqej ta shpërqendronte dhe ta bënte të humbiste punën. Ajo shtoi se ai vinte në xhirime në gjendje të dukshme të dehur.

Foto: Getty Images

Përfaqësuesi për media i aktorit mohoi këto akuza. “Jason Momoa është sjellë profesionalisht gjatë gjithë kohës në xhirimet e ‘Aquaman and the Lost Kingdom’”, tha ai. Një burim i afërt me aktorët në set deklaroi se “Jason herë pas here pëlqen të pijë një birrë si të gjithë, por nuk shfaqet në set i dehur dhe as nuk vishet si Johnny Depp”.

Jason Momoa dhe Lisa Bonet filluan lidhjen e tyre në vitin 2005, dhe 12 vjet më vonë u martuan në një ceremoni të vogël, intime. Që nga momenti që u njohën, Jason haptazi pranonte dashurinë e tij të gjatë për Lisën, të cilën e kishte ndjekur që nga ditët e tij të adoleshencës kur e shikonte në serialin “The Cosby Show”.

Foto: Getty Images

Ata kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Lola Iolani dhe djalin Nakoa-Wolf. Çifti i famshëm njoftoi në rrjetet sociale në vitin 2022 se ishin ndarë. “Të gjithë kemi ndjerë presionin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese. Revolucioni po ndodh dhe familja jonë nuk është përjashtim. Ajo ka ndjerë dhe është rritur për shkak të ndryshimeve sizmike që po ndodhin”, shkruhej në deklaratë. Ata theksuan se dëshirojnë të vazhdojnë me dinjitet jetën e tyre.

Në janar të këtij viti, Lisa dorëzoi zyrtarisht dokumentet për divorc dhe kërkoi kujdestari të përbashkët për fëmijët.

Në fund të vitit 2008, ndërsa ishte në një restorant në Los Angeles, Momoa pati një përleshje fizike me një burrë me emrin Dominic Bando, i cili i theu një gotë birre në fytyrë. Momoa pësoi një plagë që kërkoi mbi 140 qepje. Megjithatë, aktori beson se plaga në një farë mënyre i ka ndihmuar. Për mediat amerikane, ai ka deklaruar disa herë se gjithmonë e kanë quajtur “djali i bukur”, por plaga në vetull e ndihmoi të largohej nga ai imazh dhe të merrte role të tipave të rrezikshëm.

Foto: Getty Images

Momoa është ende një dashamirës i natyrës dhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit. Ai shpesh përdor famën e tij për të tërhequr vëmendjen mbi çështjet që lidhen me ruajtjen e oqeaneve dhe mbrojtjen e mjedisit. Disa vite më parë, Momoa njoftoi se do të bashkëpunojë me kompaninë Ball Corporation për të krijuar një linjë të re të ujit në kanaçe, raporton The Hollywood Reporter.

Ai theksoi rëndësinë e kalimit nga shishet plastike të ujit tek kanaçet e aluminit që mund të riciklohen.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdixhiku bën thirrje që të ndiqet rruga e LDK-së për bojkot të RTK-së
Next Article Driton Kuka me shkrim emocionues për Lorianën pas eliminimit nga Lojërat Olimpike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?