By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga djegia e karrigeve tek deklaratat e forta, çfarë ndodhi në seancën e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga djegia e karrigeve tek deklaratat e forta, çfarë ndodhi në seancën e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë
Shqipëri

Nga djegia e karrigeve tek deklaratat e forta, çfarë ndodhi në seancën e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë

admin
Last updated: 01/10/2024 08:26
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Seanca plenare e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë siç ishte parashikuar nisi dhe përfundoi me tensione e përplasje të shumta. Deputetët e Partisë Demokratike që në nisje të seancës u mblodhën para foltores, duke bërë kështu bllokimin e saj në shenjë proteste.

Ata gjithashtu hodhën sende të forta në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila tentoi të vijonte seancën normalisht.

Protesta e deputetëve opozitar, duket se vijoi edhe në ambientet e jashtme ku ata u vunë zjarrin karrigeve të deputetëve.

Në mes të kësaj situate, socialisti Niko Peleshi kërkoi shtyrjen e seancës.

“E nderuar kryetare e seancës duke qenë se seanca nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, kërkojmë një pushim”,-tha Niko Peleshi.

Kjo kërkesë u pranua nga kryeparlamentarja Spiropali, kështu seanca u mbyll në vetëm 13 minuta.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 7 tetor do të nisë një protestë masive. Gazetari i Eruonews Albania, Ardit Hoxha tha se kjo protestë pritet të jetë e shtrirë në të gjitha rrugët e Tiranës, duke tentuar “paralizimin” e jetës në kryeqytet.

Reagime nga deputetët demokratë pati edhe pas përfundimit të seancës plenare:

“Rama kërcënon me burg këdo që denoncon lidhjet e maxhorancës me krimin. Edi Rama po vepron në mënyrë hakmarrëse. Ata që qeverisin sot janë të denjë për të vjedhur dhe qeverisur bandat e organizuar. Shqipëria nuk i meriton. Ne do i dalim Zot demokracisë. Nuk ka kompromis me mafien dhe krimin e organizuar që është në parlament. Ne kërkojmë qeveri teknike”, tha Flamur Noka.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Meqënëse Edi Rama i ka vënë flakën Parlamentit, ne po i vendosim flakën karrigeve tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona, jemi për mbrojtjen e interest publik, që është shndërruar në rrezik për cilindo që denoncon lidhjet e Edi Ramës me krimine organizuar. E provoi kryetari i Partisë Demokratike, që është prej një viti në arrest shtëpie, për shkak se ka vendosur që të përballet me regjimin e Edi Ramës. I dyti ishte nënkryetari i grupit parlamentar të PD, denoncoi lidhjet e familjes Xhafaj me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe po e vuan dënimin prej 3 ditësh. Edi Rama ka djegur Parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona, sepse nuk jemi për veten tonë por për qytetarët”, u shpreh Bardhi.

“Edi Rama ka djegur Shqipërinë, Kushtetutën, ka shitur Shqipërinë dhe s’ka asnjë lloj normaliteti me atë. Këtë pamje që patë sot do ta shihni çdo të hënë dhe çdo të enjteje”, tha Dhurata Çupi.

“Rama ka djegur Kushtetutën. Janë futur në burg Berisha, Beleri dhe Salianji, janë të burgosur politik. Është çuar në burg një deputet me vullnetin politik të Ramës , jemi të vendosur që të mbrojmë Kushtetutën, kur këto padrejtësi i bëhen deputetëve dhe liderit të opozitës, shqiptarët sot janë të pambrojtur. Flaka do ti dal këtij sistemi nëse nuk respektohet rendi kushtetues”, Ina Zhupa.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Sot ne jemi të vendosur nga i pari tek i fudnit, duke lënë ndasitë, që çdo qytetarë, sot i ftoj që si sot një javë në orën 18:00 të jemi në Tiranë. Pika e fundit që derdhi gotën ishte burgimi për Ervin Salinjin, që po vuan dënim për një vepër penale të një kallëzimi që nuk ekziston. Këta kanë bërë një hakmarrje primitive, duke filluar nga Edi Rama, Fatmir Xhafaj e gjthë mazhoranca. Vendimin e GJK për zonjën Xhaçka nuk e ekzekutuan, kurse opozita vendosi që Salianji pavarësisht dënimit jo të drejtë të shkojë në burg. Ky është ndryshimi ynë, dhe jo propaganda që bën Rama dhe mazhoranca. Ne respektojmë të gjitha vendimet e GJK, pavarësisht se një pjesë e sistemit të drejtësisë janë kamzhikë të kësaj qeverie për të dënuar opozitën. Jam ibindur që qysh nga sot, do kemi përsëri kolegë tanë që do t’i çojnë para drejtësisë, do ti fabrikojnë prova për ti arrestuar. S’duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar duhet të nisi sot,” u shpreh Dashnor Sula.

Ndonëse vuan dënimin në burg, nuk ka munguar as reagimi i Ervin Salianjit i cili shkruan në një status në Facebook:

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!”, shkruan ai.

You Might Also Like

Krimet zgjedhore, SPAK: U administruan 156 materiale, 39 procedime penale të regjistruara

Spiropali: Puna e PS dhe besimi i qytetarëve, rezultati i fitores në Vorë

Përfundon numërimi në Himarë, PS 51.26% të votave dhe PD-ASHM 38.01%

Mbyllet procesi i numërimit në Tepelenë, PS fiton me 68.15%, PD merr 21.27%

Përfundon numërimi në bashkinë e Hasit, PD-ASHM 52.57%, PS 33.07%

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lana Del Rey shpenzoi vetëm 350 euro për fustanin e saj të nusërisë
Next Article Konferenca e 10-të ndërkombëtare jubilare e organizuar nga Banka Popullore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jakupi: Nga 27 prilli i 2017 te prilli i 2025, kujdes me ‘Deja-vu’të. Atehere ra regjimi, tash ra gjoka konstruksion!
Maqedoni TOP LAJM
Ndërroi jetë kardiologu Agim Zeqiri
Kronika Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë në RMV proteston sot, kërkojnë respektimin e Ligjit për Pagën Minimale
Maqedoni
Nga mesnata ulen çmimet e naftës
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?