By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga fantazia në realitet: Google prezanton Veo 3, modelin ‘më të avancuar deri më tani’ për krijimin e videove me Inteligjencë Artificiale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Nga fantazia në realitet: Google prezanton Veo 3, modelin ‘më të avancuar deri më tani’ për krijimin e videove me Inteligjencë Artificiale
Teknologji

Nga fantazia në realitet: Google prezanton Veo 3, modelin ‘më të avancuar deri më tani’ për krijimin e videove me Inteligjencë Artificiale

admin
Last updated: 21/05/2025 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në konferencën vjetore për zhvillues I/O 2025, Google prezantoi Veo 3, modelin që po vlerësohet si më i avancuari deri më tani për krijimin e videove me Inteligjencë Artificiale — dhe të parin që gjeneron video me zë.

AI-ja mund të krijojë skena si zogj që këndojnë në pyll apo rrugë qyteti me zhurmat përkatëse në sfond.

Sipas Google, Veo 3 është gjithashtu i aftë të riprodhojë në mënyrë të saktë sinkronizimin e lëvizjes së buzëve me të folurën.

Modeli aktualisht është i disponueshëm për abonentët e Gemini Ultra në SHBA dhe për përdoruesit enterprise përmes Vertex AI.

Veo 3 është gjithashtu pjesë e Flow, mjeti i ri i Google për krijimin e filmave me AI, që kombinon Veo, Imagen dhe Gemini për të gjeneruar skena kinematografike nga përshkrime të thjeshta në gjuhë natyrore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Artificial Intelligence (AI) • ChatGPT (@chatgptricks)

 

Krahas Veo 3, Google prezantoi edhe Imagen 4, modelin më të fundit për gjenerimin e imazheve.

Ai krijon detaje të hollësishme, imazhe fotorealiste apo artistike, me cilësi deri në 2K dhe është shumë më i aftë në krijimin e tekstit brenda imazheve. Së shpejti pritet edhe një version 10 herë më i shpejtë se Imagen 3.

Për të ndihmuar në identifikimin e përmbajtjes së krijuar nga AI, Google lansoi gjithashtu SynthID Detector, ku përdoruesit mund të ngarkojnë media për të kontrolluar nëse është krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Këto risi janë aktualisht të disponueshme vetëm në SHBA, por Google thotë se do të zgjerojë shpejt shërbimet edhe në vende të tjera.

You Might Also Like

Apple Watch Ultra 4 do të ridizajnohet plotësisht

Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 – përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android

Telefoni T1 i Trumpit gati për lansim pas muajsh vonesash

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Investim historik, 6 miliardë euro nga Britania do të përdoren për zhvillim pa asnjë dallim!
Next Article Sulm kamikaz në një autobus të nxënësve në Pakistan, vriten katër fëmijë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?